Nëse dëshironi të bëheni ‘fit’ por nuk keni shumë kohë për t’ia dedikuar këtij rrugëtimi, atëherë lajmi i mirë është se nuk ju nevojitet të shpenzoni orë të tëra në shirit vrapues (treadmill)
Çdo ushtrim i rregullt fizik është i mirë për shëndetin, por nëse nuk e bëni siç duhet, ju mund të jeni duke ia humbur vetes kohën.
Fatmirësisht, vetëm një ndryshim i thjeshtë në regjimin tuaj stërvitor mund t’ju ndihmojë ta shpejtoni tej mase rrugëtimin drejt humbjes së peshës.
Hulumtuesit e universitetit McMaster kanë zbuluar se një rutinë intensive 1-minutëshe është po aq efektive sa 45 minuta ushtrime me ritëm të moderuar.
Një nga ushtrimet më të mira me intensitet të lartë për djegie të yndyrës është Tabata, transmeton Telegrafi.
Një rutinë Tabata mund t’i djegë mesatarisht 15 kalori për minutë apo 900 kalori për një orë. Kjo do të thotë se nëse gjeni kohë vetëm 30 minuta në ditë, ju do ta keni mundësinë t’i digjni 450 kalori.
Çfarë është Tabata saktësisht?
Rutina Tabata është zbuluar nga shkencëtari japonez Dr. Izumi Tabata dhe nga një ekip hulumtuesish në Tokio.
Është një rutinë e intensitetit të lartë e cila përfshin dy procedura të thjeshtë – për 20 sekonda të bëni ushtrime me ritëm shumë të shpejt, dhe 10 sekonda të pushoni.
Këtë cikël duhet ta përsëritni tetë herë para se të vazhdoni te ushtrimi tjetër.
Një rutinë e tillë mund të përmbajë ushtrime si pompat, squat, barkore, burpee, etj.
Një shembull i ushtrimit Tabata duket kështu:
– Pompa (4 minuta)
– Squat (4 minuta)
– Burpee (4 minuta)
– Mountain Climbers (4 minuta).
/Telegrafi/