Mbrëmë janë zhvilluar gjashtë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Oklahoma City Thunders arriti edhe një fitore të 35 sezonale në NBA, e cila gjë e fut në pjesën e ekipeve pjesëmarrëse të ‘Play-Off’.


Thunders triumfuan kundër Utah Jazz me rezultat 109-106, ku shkëlqeu Russel Westbrook duke regjistruar 'triple-double' e katërt rresht.

Në fakt, ky ishte i 30 sezonal në saje të 43 pikëve, 11 kërcimeve dhe 10 asistimeve, transmeton Telegrafi.

Më të mirët te Gordon Hayward me 19 pikë ndërsa një pak e shënoi Rodney Hood.

Pas kësaj, Thunders kanë bilanc prej 35 fitoreve dhe 25 humbjeve ndërsa Jazz pësuan për të 23 herë kundrejt 37 fitoreve. /Telegrafi/

telegrafi sport app