Një nga periudhat më të bukura në jetën e shkrimtarit Ismail Kadare, ka qenë koha e studimeve në Moskë. Në këtë kohë ai ka bërë vargje të ndjera për dashurinë. Në librin “Ftesë në studio”, ai tregon për herë të parë detaje mbi njohjet me vajzat ruse, duke treguar dhe disa copëza letrash që ua pat çuar vajzave me të cilat ishte shoqëruar. Një prej tyre ishte Ljuba, një mikeshë që në kohën që ka shkruar letrën kishte vetëm dy javë që e kishte njohur.
Letra e Ismail Kadaresë:
“Ljuba ime e shtrenjtë. Një javë më parë kur me ndihmën e Zotit të shtiva në dorë (pa guxuar ta shkruaj krejt fjalën e ndyrë ruse, shënova vetëm shkronjën e parë j…. me tri pika), ishte vërtet një gjë e mrekullueshme, një cudnoje mgnovjenje, siç e shkruan Pushkini i madh.
Veç në mos më ke ngjitur triperin (në gjuhën tonë ai emërtohet me një fjalë me tingëllim madhështor skullamendo, e huajtur nga italishtja dhe që të kujton termat e muzikës, andando moderator, apo jo?), pra veç në mos ma ke ngjitur triperin, ndonëse një shkrimtar, Heminguej, më duket ka thënë se kur e marr prej teje edhe triperi më duket i mrekullueshëm.
Kështu, pra, as ai s’ma zbeh dot dashurinë për ty, veç në mos e ke marrë prej ndonjë çifuti uzbek, se pavarësisht nga simpatia që kam për çifutet, kam dëgjuar se çifutet e Uzbekistanit e kanë triperin më të keq se sifilizin”.
Përgjigja e Ljubas:
“Që kishte në natyrën tënde diçka anormale, madje prej krimineli këtë e pikasi qysh në fillim nëna ime kur erdhe për të pirë çaj tek ne. Por, ajo, fisnike siç është, nuk më tha asgjë për të mos më dëshpëruar. Veç kur i tregova letrën tënde të ndyrë më tha se ti ishe më i keq se ç’e kishte menduar.
Një përbindësh i vërtetë, pjellë tipike e një bote që shtypi ynë i shkretë sovjetik e quan me të drejtë të zvetënuar, por që ne mezi i besojmë. Të pije çaj me ty ishte njësoj si të pije çaj me djallin. Edhe këto janë fjalë të nënës sime, e cila njësoj si unë e ndjen veten të fyer si njeri, si grua. Ti iu duke asaj dhe tani më dukesh edhe mua si mishërimi i së keqes…
Do të mjaftonte urrejtja jote ndaj poezisë (Pushkinit) e sidomos ndaj muzikës veneriane për të kuptuar se ç’përbindësh je. I poshtër gjer në fund duke e parë se me prindët e mi nuk do të ecte, ti u përpoqe të bësh për vete gjyshen e cila ishte e vetmja që pasi dëgjoi poshtërsitë e tua, tha: ‘Zoti e ndjeftë’.
Më vjen shumë turp që jam shoqëruar me ty. Duke të urryer shumë, shumë.”
Të njëjtin zemërim shpreh edhe Llora në një tjetër letër. Vetë shkrimtari e shpjegon kështu këtë kohë në libër: “Nga vinte kjo ndjenjë shkatërrimi, që kishte kohë që më kishte kapur? I prishja të gjitha lidhjet, i zëvendësoja me të përkohshme, të cilat ngutesha ti prishja gjithashtu. Ishte padyshim një sëmundje që zotëronte rreth e rrotull, por që mua më kishte zënë rëndshëm”.
Tek romani “Muzgu”, Kadare e shpjegon këtë krizë. Por, pavarësisht zemërimit të Ljubës, Kadare është ndër të parët shkrimtarë që ka folur hapur për këtë anë kaq njerëzore në jetën e një shkrimtari, duke treguar kohët e bukura të jetës studentore në Moskë, të vajzave që takoi dhe që e bënë të shkruante poezitë më të bukura mbi dashurinë. /Gazeta Shqip/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Enver Hoxha, Haxhi Qamili dhe ''dumbabët''](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Qamili-780x439.jpg)
Enver Hoxha, Haxhi Qamili dhe ''dumbabët''
![E vërteta “barbare” e Betejës së Mogadishusë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Mogadishu01-780x439.jpg)
E vërteta “barbare” e Betejës së Mogadishusë
![Izraeli, Gaza dhe debati i tensionuar mbi luftën dhe viktimat e saj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Gaza3-780x439.jpg)
Izraeli, Gaza dhe debati i tensionuar mbi luftën dhe viktimat e saj
![E vërteta e shthurur e grupit Led Zeppelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Zeppelin-780x439.jpg)
E vërteta e shthurur e grupit Led Zeppelin
![Paragjykimi i identitetit kombëtar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/04/Iden-780x439.jpg)
Paragjykimi i identitetit kombëtar
![Vetmia e të qenit i moskuptuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/Orwell-e1723117781240-780x439.jpg)
Vetmia e të qenit i moskuptuar
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-80-780x439.jpg)
Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina
![Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-8-780x439.jpg)
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/John-Bolton-780x439.jpg)
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi
![Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/231231231213231231-780x439-1.jpg)
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
![Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/foto-ilustruseee-780x439.jpg)
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim