Në një seancë apeli të martën, prokurorët rusë akuzuan gazetaren Svetlana Prokopyeva si “zëdhënëse të Perëndimit” ndërsa gjykata nuk ndryshoi vendimin e gjetjes fajtore se kishte “justifikuar terrorizmin”.
Seanca duhet parë në kontekstin më të gjerë të veprimeve ligjore të Moskës kundër Radios Evropa e Lirë / Radios Liria (RFE/RL) ku Prokopyeva është gazetare.
Një gjykatë ruse muajin e kaluar gjobiti rrjetin e pavarur të lajmeve të financuar nga Shtetet e Bashkuara për mosrespektim të ligjit për agjentët e huaj.
Ndërmarrja e masave ligjore nga ana e Rusisë kundër RFE/RL është një përpjekje për të penguar qasjen tek mediet e pavarura, thonë analistë të medias dhe rajonit.
“Moska ka ngritur në mënyrë të pandalshme një rrjet ligjesh dhe kufizimesh kundër RFE-së”, tha ish-presidenti i këtij rrjeti, Thomas Kent në një intervistë me shërbimin rus të Zërit të Amerikës.
Kent e drejtoi Radion Evropa e Lirë/Radio Lirinë nga viti 2016 deri në 2018.
“Gjobat kundër RFE/RL janë një shenjë se Rusia po i zbaton ato ligje”, i tha Zërit të Amerikës, Gulnoza Said e Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) me bazë në New York.
Rrjeti u gjobit me 1.1 milion rubla (14,400 dollarë) muajin e kaluar për mosrespektim të ligjit rus për agjentët e huaj, të rishikuar rishtas. Gjobat ishin për drejtorin e përgjithshëm dhe shërbimet e RFE-së, përfshirë Radion Liria dhe rrjetin televiziv në gjuhën ruse Current Time një bashkëpunim i RFE/RL-së me Zërin e Amerikës.
Sipas ndryshimeve në ligj vitin e kaluar, organet e medias që marrin fonde nga jashtë Rusisë, duhet ta etiketojnë përmbajtjen e tyre si të prodhuar nga “agjentë të huaj”.
RFE/RL është një nga rrjetet e pavarura të Agjencisë Amerikane për Media Globale, ku përfshihet edhe Zëri i Amerikës. Të dyja rrjetet marrin fonde nga Kongresi por janë të pavarura në aspektin redaksional.
Vendimi i Rusisë për të shtuar dispozita të mëtejshme në ligj, u kritikua nga grupet ndërkombëtare të të drejtave, përfshirë Amnesty International, e cila në një deklaratë vitin e kaluar tha se ligji ishte një përpjekje e mëtejshme nga autoritetet për të “ndrydhur mendimet e kundërta”.
“[Ligji] do të vendosë etiketimin stigmatizues ‘agjent i huaj’ për individët – siç ka bërë [për vite me radhë] për OJQ-të e pavarura – të cilat vlerësohet se ‘marrin pjesë në aktivitete politike në interes të shteteve të huaja’”, tha Natalia Prilutskaya, studiuese e organizatës Amnesty për Rusinë.
Moska bëri ndryshime të tjera në ligj në vitin 2017, si kundërpërgjigje ndaj Uashingtonit që urdhëroi të gjitha mediat ruse me bazë në SHBA të regjistroheshin si agjentë të huaj.
RFE/RL kishte refuzuar të zbatonte legjislacionin e rishikuar pasi druhej “se kjo do të diskreditonte punën e saj”, sipas ligjvënësve amerikanë. Në një letër drejtuar presidentit Joe Biden, ligjvënësit i bënë thirrje administratës t’i bëjë të qartë Rusisë se kufizimet ndaj RFE/RL-së ishin të papranueshme dhe “do të përballen me pasoja të rënda”.
“Gazetarët e Radios Evropa e Lirë/Radio Lirisë janë shpesh më të mirët mes më të mirëve në rajonet që mbulojnë”, tha Said, i cili kryeson programin për Evropën dhe Azinë Qendrore të Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve.
“Urdhri që organet ndërkombëtare të medieve ta etiketojnë punën e tyre si të prodhuar nga agjentë të huaj, të kujton periudhën Sovjetike dhe krijon mosbesim midis lexuesve dhe audiencës”, theksoi Said për Zërin e Amerikës, duke shtuar se, “qëllimi përfundimtar është të dekurajohen rusët që ta përdorin këtë informacion.”
Kent tha se ai beson se Moska po përpiqet të pengojë gazetarët e rrjetit sepse RFE/RL është një nga të paktat media që kanë mbetur të pavarura që mbulojnë lajmet ruse.
“Prej disa dekadash, qeveria ruse është përpjekur të pengojë punën e Radio Lirisë. Është një nga mediat më të mëdha në Rusi që nuk është nën kontrollin e Kremlinit”, tha Kent, një bashkëpunëtor në Fondacionin Jamestown, organizatë kërkimore dhe analizash në Shtetet e Bashkuara.
Zyra e Shtypit e Ambasadës ruse në Washington nuk iu përgjigj kërkesës së Zërit të Amerikës për komente. Por një mbështetës kryesor i legjislacionit për agjentët e huaj, ligjvënësi Andrei Klimov, u citua në gazetën New York Times të thoshte se, RFE/RL nuk kishte “asnjë lidhje me gazetarinë” dhe se ndiqte “urdhrat e drejtpërdrejta të Departamentit të Shtetit”.
Ai shtoi se legjislacioni për agjentët e huaj duhej të shtrëngohej përpara zgjedhjeve parlamentare të këtij viti.
“Në çështjen ndaj gazetares Prokopyeva, seanca e apelit ishte tregues i një prirjeje më të gjerë të autoriteteve ruse për të përdorur masa ligjore kundër zërave të pavarur”, thanë analistët e medias.
Gazetarja u dënua vitin e kaluar për “justifikim të terrorizmit” – një akuzë e mbështetur nga gjykata ushtarake e apelit të martën. Akuzat burojnë nga komentet që Prokopyeva kishte bërë në një intervistë në lidhje me një shpërthim vetëvrasës me bombë. Kur gjykata më e ulët e dënoi Prokopyevan, ajo e gjobiti gazetaren dhe i konfiskoi pajisjet.
Në atë kohë, presidentja në detyrë e RFE/RL-së, Daisy Sindelar dënoi vendimin e gjykatës së ulët, duke thënë se, “cilësimi i fjalëve të saj si justifikim terrorizmi është një shtrembërim i qëllimshëm dhe i motivuar politikisht që synon të heshtë zërat kritikë”.
Said i tha Zërit të Amerikës se vendimi i apelit ishte zhgënjyes. CPJ e nderoi zonjën Prokopyeva vitin e kaluar me Çmimin Ndërkombëtar për Lirinë e Shtypit, që ndan organizata.
“Është emblematike se si autoritetet ruse trajtojnë gazetarët, jo vetëm ata që punojnë për media si RFE/RL që financohen nga jashtë, por çdo gazetar, përfshirë ata që punojnë për mediat lokale që guxojnë të kritikojnë autoritetet, apo edhe thonë diçka që nuk është në përputhje me linjën e Kremlinit”, tha Said.
“Autoritetet ruse e shohin gazetarinë perëndimore si një përpjekje për të ndërhyrë në punët ruse dhe nuk i pëlqejnë pozicionet e këtyre mediave mbi të drejtat e njeriut dhe lirinë e shtypit. Disa prej tyre ndoshta shumë sinqerisht besojnë se Perëndimi ka një axhendë të shkatërrimit të regjimit të Putinit përmes raportimeve të RFE / RL-së për çështje të ndryshme, përfshirë korrupsionin”, shton ajo.
Kent ndan një pikëpamje të ngjashme, duke thënë se përpjekjet për të penguar raportimin “në thelb përputhen me qëndrimin e qeverisë se ka të drejtën të vendosë se çfarë informacioni marrin rusët dhe se populli rus nuk është i aftë që të mendojnë vetë”. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Rusia tregon dy kushtet që duhen plotësuar nëse SHBA dëshiron paqe në Ukrainë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-6-780x439.png)
Rusia tregon dy kushtet që duhen plotësuar nëse SHBA dëshiron paqe në Ukrainë
![Burri nga Uellsi po mendon të blejë tokën 'ku ai kishte hedhur Bitcoin-ët në vlerë 800 milionë dollarë'](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/cats-4.jpg)
Burri nga Uellsi po mendon të blejë tokën 'ku ai kishte hedhur Bitcoin-ët në vlerë 800 milionë dollarë'
![Gjiri i Meksikës bëhet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_19-5-780x439.png)
Gjiri i Meksikës bëhet "Gjiri i Amerikës" - Trump nënshkruan urdhrin
![Danezët i kundërpërgjigjen Trumpit, kërkojnë Kaliforninë në këmbim të Grenlandës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-64-780x439.jpg)
Danezët i kundërpërgjigjen Trumpit, kërkojnë Kaliforninë në këmbim të Grenlandës
![Jep dorëheqjen presidenti i Rumanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_21-6-780x439.png)
Jep dorëheqjen presidenti i Rumanisë
![Trump: Pengjet dukeshin si të mbijetuar të Holokaustit, po e humbasim durimin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_10-13-780x439.png)
Trump: Pengjet dukeshin si të mbijetuar të Holokaustit, po e humbasim durimin
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe