LAJMI I FUNDIT:

Rusia qëndron prapa sulmit kibernetik në parlament, thotë ministrja norvegjeze

Rusia qëndron prapa sulmit kibernetik në parlament, thotë ministrja norvegjeze

Ministrja e Jashtme e Norvegjisë, Ine Eriksen Soereide, tha më 13 tetor se Rusia ka qenë prapa një sulmi kibernetik kundër parlamentit norvegjez në muajin gusht.

Parlamenti norvegjez tha më 1 shtator se kishte qenë në shënjestër të një sulmi kibernetik dhe se llogaritë e postës elektronike të disa ligjvënësve dhe punonjësve ishin hakuar.

“Bazuar në informacionin në dispozicion është vlerësimi ynë që Rusia qëndroi pas kësaj veprimtarie”, tha Ine Eriksen Soereide, raporton rel.


Norvegjia ka synuar të ketë një marrëdhënie pragmatike me Rusinë, por nuk mund të pranojë sulme të tilla kundër institucioneve të saj demokratike, shtoi ajo, kur u pyet nëse sulmi do të ndikonte në marrëdhëniet midis Norvegjisë dhe Rusisë.

“Ne nuk mund të pranojmë që parlamenti të jetë objekt i sulmeve të tilla”, tha ministrja.

Ambasada e Rusisë në Oslo e hodhi poshtë pretendimin, duke thënë se akuza norvegjeze ishte “një provokim i qëllimshëm”.

“Ne i konsiderojmë akuzat e tilla për vendin tonë si të papranueshme. Ne e konsiderojmë këtë si një provokim serioz dhe të qëllimshëm, i cili është i dëmshëm për marrëdhëniet dypalëshe”, shkroi ambasada në një koment në Facebook.

Norvegjia, e cila është anëtare e NATO-s, ka një kufi me Rusinë në Arktik.

Në trend Botë

Më shumë
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Amerika
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Amerika
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

Botë
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

Botë
Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?

Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?

Botë

"A doni që unë të shkoj të notoj?", Trump shkakton reagime të ashpra pas komenteve sarkastike mbi tragjedinë në Uashington

Amerika
Kalo në kategori