Nga: Andriy Yermak dhe Margot Wallström / The Guardian
Përkthimi: Agron Shala / Telegrafi.com
Robert Oppenheimeri – fizikani amerikan që udhëhoqi ekipin që zhvilloi armët e para bërthamore në botë – për t’i ilustruar ndjenjat e veta kontradiktore për forcat që shkenca e tij liroi, i ka cituar shkrimet e lashta të hinduizmit: “Tashti, unë u bëra Vdekja, shkatërruesi i botëve”, ka thënë ai. Në vitet e mëvonshme, Oppenheimeri e dëshironte një të ardhme “pa shtete kombëtare të armatosura për luftë dhe, mbi të gjitha, një botë pa luftë”.
Megjithatë, ekziston një lloj tjetër i humbjes që Oppenheimeri njohu shumë qartë në leximet që ia ka bërë të Bhagavad Gitës, tekstit të lashtë të cilit iu drejtua pas bombardimeve të Hiroshimës dhe të Nagasakit më 1945. Njerëzit tashmë e kanë fuqinë për ta shkatërruar botën ku jetojnë.
Populli i Ukrainës në mënyrë mizore e njohu luftën dhe vdekjen që u shkaktua mbi ta, nga një shtet kombëtar me burime jashtëzakonisht superiore: ata kurrë nuk do ta harrojnë humbjen njerëzore që kanë pësuar në luftimet për ta shpëtuar atdheun e vet. Por, Ukraina po përballet gjithashtu me shkatërrimin e habitatit dhe të natyrës, në shkallën që do të jehojë me të madhe përtej kufijve të saj. Teksa është pothuajse e pamundur të matet, duhet të njihet gjerësia dhe thellësia e këtij shkatërrimi.
Rusia ka synim të qëllimshëm ndaj mjedisit të Ukrainës: lumenjtë, pyjet dhe fushat e saj. Shumë prej rezervave natyrore të Ukrainës – jeta shtazore dhe detare, uji dhe biodiversiteti mbresëlënës – janë dëmtuar ose janë ndotur rëndë. Helmet rrjedhin nga industritë dhe infrastruktura e saj e dëmtuar. Në rrezik është siguria globale e ushqimit. Bota nuk mund t’ia lejojë vetes ta injorojë këtë kërcënim të shtuar mjedisor.
Në qershor u theksua kërcënimi dërrmues ndaj mjedisit të Ukrainës, me shembjen e pazakontë të digës së madhe të Nova Kahovkës që prapa mbante një prej rezervuarëve më të mëdhenj të ujit në Evropë. Nuk ishte shembje e rastësishme: diga ishte nën kontrollin rus, kur shpërthimi brenda një kalimi të brendshëm e bëri copë-copë zemrën e saj prej betoni. Kjo shkaktoi përmbytjen katastrofike që shkatërroi mbi 40 qytete dhe fshatra, si dhe një nga rajonet më të vlefshme bujqësore në botë. Tonelatat e naftës u derdhën në lumin Dnjipro. Një sasi e panumërt e minave tokësore u hodhën në lumë dhe në Detin e Zi, duke shkaktuar rrjedhjet toksike.
Sot ne shqetësohemi se një katastrofë mjedisore, me përmasa edhe më të mëdha, po afrohet në termocentralin bërthamor të Zaporizhjës në Ukrainë. Fabrika u zaptua vitin e kaluar nga Rusia dhe mbetet nën kontrollin e saj. Inteligjenca ukrainase i ka akuzuar forcat ruse për minimin e uzinës, ose për ta shkatërruar atë përpara se të dëbohen, ose për ta organizuar një incident që do të përpiqeshin t’ia atribuonin Ukrainës.
Drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi, në qershor e vizitoi Zaporizhjën dhe situatën e ka përshkruar si “jashtëzakonisht të paqëndrueshme”. Loja me eksplozivët në termocentralin bërthamor e rrezikon rrezikun mjedisor – për Ukrainën dhe për të gjithë Evropën. Ndotja bërthamore nuk ndalet në kufij.
Rusia do të përballet me drejtësinë. Si gjykata ndërkombëtare penale ashtu edhe prokurori i përgjithshëm i Ukrainës po i hetojnë këto akte si krime të luftës. Por, sipas ligjit ukrainas dhe atij rus, disa nga këto krime kualifikohen si ekocide – një term ky i përshtatshëm për këtë kohë të tmerrshme: “Shkatërrimi masiv i florës dhe faunës, helmimi i burimeve ajrore ose ujore, dhe çdo veprim tjetër që mund të shkaktojë fatkeqësi mjedisore”, siç e përshkruan ligji ukrainas.
Një ditë lufta do të përfundojë dhe siguria mjedisore është një nga prioritetet kryesore për të ndërtuar një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë, siç përcaktohet në planin e paqes të presidentit Zelenskiy. Strategjia prej dhjetë pikave e presidentit, theksin e vë në mbrojtjen e mjedisit natyror. E ka emëruar një grup, duke përfshirë zyrtarët e lartë ukrainas dhe personalitetet e shquara ndërkombëtare, për ta nxitur Ukrainën dhe komunitetin ndërkombëtar që të jenë specifikë se si mund të ndodhë kjo. Në të vërtetë, këshilltarët e sigurisë kombëtare të akterëve kryesorë globalë, e diskutuan rrugën drejt paqes në Xhedah – në Arabinë Saudite në fillim të këtij muaji.
Rindërtimi i Ukrainës dhe i industrive të saj duhet të udhëhiqet nga objektiva e gjelbër, me zero emetime. Objektivat e rindërtimit mjedisor do të kenë nevojë për mbështetje të fortë nga komuniteti ndërkombëtar. Por, tashti nevojiten veprimet urgjente. Edhe gjatë luftës duhet të kenë përparësi masat për t’i parandaluar katastrofat e mëtejshme mjedisore ose për t’i zbutur dëmet.
Fatkeqësisht, populli i Ukrainës është mësuar me luftën, me vdekjen dhe me shkatërrimin – por, ne duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur për t’i parandaluar fatkeqësitë e mëtejshme mjedisore, të cilat më vonë mund të kenë pasoja të paparashikueshme për rajonin dhe për botën.
“Është krejtësisht e qartë se e gjithë bota po shkon në ferr”, deklaroi Oppenheimeri në kulmin e Luftës së Ftohtë, por këtu në Kiev ne nuk kemi hequr dorë nga shpresa. Mundësia më e mirë në botë, për ta shmangur ferrin, varet nga ne të tjerët që përpiqemi të bëjmë diçka për ta parandaluar atë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme