LAJMI I FUNDIT:

Rusia paralajmëron Suedinë dhe Finlandën rreth anëtarësimit në NATO

Rusia paralajmëron Suedinë dhe Finlandën rreth anëtarësimit në NATO
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s. Jens Stoltenberg me Ministrin e Punëve të Jashtme të Finlandës, Pekka Haavisto dhe Ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde

Rusia ka paralajmëruar Finlandën dhe Suedinë kundër anëtarësimit në NATO, duke argumentuar se masa nuk do të sillte stabilitet në Evropë.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve se “aleanca mbetet një mjet i orientuar drejt konfrontimit”.

Kjo vjen pasi zyrtarët e mbrojtjes amerikane thanë se pushtimi i Ukrainës nga Moska ka qenë një “gabim masiv strategjik” që ka të ngjarë të sjellë zgjerimin e NATO-s.


Zyrtarët e SHBA presin që fqinjët nordikë të aplikojë për anëtarësim në aleancë, potencialisht që në qershor, raporton bbc.

Por Moska e ka bërë të qartë se kundërshton çdo zgjerim të mundshëm të NATO-s. Peskov tha se “NATO nuk është një aleancë që siguron paqen dhe stabilitetin dhe zgjerimi i mëtejshëm nuk do të sillte siguri shtesë në kontinentin evropian”.

Peskov tha javën e kaluar se Rusia do të duhet të “ribalancojë situatën” me masat e veta në rast se Suedia dhe Finlanda anëtarësohen në NATO.

Pavarësisht kërcënimeve ruse, të dy vendet kanë rritur shpenzimet e mbrojtjes dhe sugjeruan se duan të anëtarësohen në NATO. Drejtuesit e ushtrisë finlandeze njoftuan sot në Helsinki se planifikojnë të shpenzojnë 14 milionë euro shtesë për blerjen e dronëve për nevoja ushtarake.

Zyrtarët suedezë thanë muajin e kaluar se do të rrisin buxhetin ushtarak me 317 milionë euro të tjera këtë vit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pesë pikat kryesore nga debati Harris-Trump

Pesë pikat kryesore nga debati Harris-Trump

Amerika
Trump pretendoi në debat se emigrantët nga Haiti i kanë ngrënë qentë dhe kafshët e tjera shtëpiake të amerikanëve

Trump pretendoi në debat se emigrantët nga Haiti i kanë ngrënë qentë dhe kafshët e tjera shtëpiake të amerikanëve

Amerika
Rritet numri i gropave në fushat e Turqisë, po i afrohen zonave të banuara

Rritet numri i gropave në fushat e Turqisë, po i afrohen zonave të banuara

Botë
Izraeli publikoi videon e tunelit ku u vranë gjashtë pengjet, ata u mbajtën në kushte të tmerrshme

Izraeli publikoi videon e tunelit ku u vranë gjashtë pengjet, ata u mbajtën në kushte të tmerrshme

Azia
Harris i thotë Trumpit se 'Putini do ta hante për drekë'

Harris i thotë Trumpit se 'Putini do ta hante për drekë'

Amerika
Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali

Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali

Evropa
Kalo në kategori