LAJMI I FUNDIT:

Rusia konfirmon 6,060 raste të reja me coronavirus, 43 për qind e tyre janë pa simptoma klinike

Rusia konfirmon 6,060 raste të reja me coronavirus, 43 për qind e tyre janë pa simptoma klinike

Gjatë ditës së sotme, Rusia ka konfirmuar për 6,060 raste të reja me coronavirus, që e ngritë në 42,853 numrin e përgjithshëm të personave të sëmurë në këtë shtet.

Bazuar në deklaratën e njësitit emergjent, 43 për qind e të sëmurëve nuk e kanë pasur asnjë simptomë klinike, transmeton Telegrafi.

Numri i të vdekurve nga coronavirusi në Rusi është rritur në 361, pasi gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 48 persona.


Numri i të shëruarve nga coronavirusi në nivel global ka kaluar në mbi 600 mijë
Lexo po ashtu Numri i të shëruarve nga coronavirusi në nivel global ka kaluar në mbi 600 mijë

Më se 234 njerëz janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e ngritur në total numrin e të shëruarve në 3,291.

Kjo sëmundje që besohet të jetë nga Kina, deri më tani është shpërndarë në 185 shtete, në pesë muaj prej se u paraqit për herë të parë.

Deri më tani, coronavirusi ua ka marrë jetën 161 mijë njerëzve, derisa 2.33 milionë janë të sëmurë, mbi 600 mijë janë të shëruar. /Telegrafi/