Kremlini sheh rrezikun e një lufte të re qytetare në lindje të Ukrainës fqinje dhe paralajmëron ndërhyrje në rast nevoje. Politika në Kiev përpiqet të zbusë ndërkohë tonet.
Për shkak të përshkallëzimit të situatës në rajonet kufitare të Ukraninës Lindore, Rusia ka kërcënuar me ndërhyrje ushtarake për të mbrojtur qytetarët e saj.
Në rast të ndezjes së luftimeve, Rusia nuk do të shohë duarkryq “një katastrofë njerëzore” të mundshme, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov sipas agjencisë së lajmeve, Interfax.
Doktrina ushtarake e Rusisë e lejon intervenimin ushtarak në mbrojtje të qytetarëve rusë.
Banorëve rusishtfolës të rajoneve Donjeck dhe Luhansk në Ukrainën Lindore, Moska i jep që nga viti 2019 mundësinë të marrin nënshtetësinë ruse, pavarësisht protestave ndërkombëtare.
Më shumë se 400.000 qytetarë atje kanë ndërkohë një pasaportë ruse.
Pjesë të rajoneve Donjeck dhe Luhansk përgjatë kufirit rus ndodhen që nga viti 2014 nën kontrollin e separatistëve besnikë të Moskës.
Ushtria ukrainase: Nuk ka plane për sulme
Ushtria në Ukrainë i hodhi poshtë akuzat, për përgatitje të mundshme të një sulmi kundër rajoneve separatiste proruse në lindje.
Rimarrja e këtyre rajoneve “do të çonte pashmangshëm në vdekjen e një numri të madh të civilëve dhe humbje të jetëve të ushtarëve” dhe është për këtë e papranueshme, deklaroi kreu i ushtrisë, Ruslan Chomtschak në Kiev.
Në një intervistë në fund të marsit, ai ishte shprehur, se presidenti Volodymyr Zelenskyj nuk ka problem që të japë urdhrin për një ofensivë. Tani nga Kievi bëhet e ditur, se ende Ukraina i jep prioritet zgjidhjes diplomatike të konfliktit.
Prej ditësh të dyja palët fajësojnë njëra-tjetrën për shkallëzimin e ri të gjendjes në konfliktin që zgjat prej 7 vjetësh. Rusia dhe Ukraina dërguan trupa në rajonet e konfliktit. Megjithë armëpushimin, përditë vriten njerëz në luftime sporadike.
Të enjten kancelarja gjermane, Angela Merkel në një telefonat me presidentin rus, Vladimir Putin bëri thirrje për tërheqjen e trupave nga kufiri. Zëdhënësi i Kremlinit, Peskov u shpreh, se këtë e vendos vetëm Moska.
SHBA dërgon dy anije luftarake në Detin e Zi
Ndërkohë Turqia raporton, se SHBA do të dërgoje dy anije luftarake në Detin e Zi.
Ankaraja është informuar para dy javësh përmes kanaleve diplomatike për kalimin prej tyre të ngushticës së Bosforit, bëri të ditur një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme në Ankara.
Kalimi tranzit është planifikuar në mes të prillit.
Anijet do të qëndrojnë deri në fillim të majit në Detin e Zi.
Kremlini e shikon këtë si provokim.
“Çdo lloj mbështetje ushtarake e Ukrainës, do të thotë inkurajim i Kievit për dhunë ushtarake në juglindje”, tha politikani rus për çështjet e jashtme, Konstantin Kosatçov.
Kremlini po ashtu bëri të ditur, se të premten, Putin telefonoi me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.
Ai theksoi se plani i paqes së vitit 2015 është baza për dhënien fund të konfliktit.
Të shtunën (10.04), Erdogan takohet me presidentin ukrainas, Zelenskyj.
Sipas mediave ukrainase është planifikuar edhe një takim i Selenskyjt me presidentin francez, Macron.
Gjermania dhe Franca prej vitesh përpiqen të ndërmjetësojnë në konfliktin e Ukrainës. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania