LAJMI I FUNDIT:

Rusia ka histori të gjatë të prishjes së marrëveshjeve – analisti ushtarak britanik tregon sesa herë rusët i kanë ndryshuar fjalët

Rusia ka histori të gjatë të prishjes së marrëveshjeve – analisti ushtarak britanik tregon sesa herë rusët i kanë ndryshuar fjalët

Presidenti amerikan, Donald Trump ka pranuar se Rusia “mund t’i zvarrit” negociatat për armëpushim në Ukrainë.

Dhe kjo mund të jetë një shenjë e asaj që mund të ndodhë në realitet, nëse merret parasysh e kaluara e mëparshme e Moskës kur bëhet fjalë për respektimin e marrëveshjeve.

Sipas analistit britanik ushtarak, Michael Clarke, Rusia ka shkelur 190 marrëveshje, shkruan skynews.


Një nga më të rëndësishmet për Ukrainën ishte Marrëveshja e Minskut në vitin 2014, e nënshkruar përpjekje për të përfunduar luftimet pas pushtimit të Krimesë nga Rusia në shkurt të atij viti.

“Marrëveshja më e madhe nga të gjitha, mendoj unë, ishte Memorandumi i Budapestit në vitin 1994, kur Ukraina hoqi dorë nga armët bërthamore që kishte trashëguar nga Bashkimi Sovjetik, dhe Ukraina ishte e vetmja shtet që mund të kishte përdorur ato”, shtoi ai.

“Duhet të them se vendet e tjera ishin Kazakistani dhe Bjellorusia. Ato nuk mund të kishin bërë asgjë me armët që kishin trashëguar. Por Ukraina kishte ekspertizën. Ajo mund të kishte pasur forcën e vet bërthamore, e cila do të funksiononte nëse do të kishte dashur, por e hoqi dorë nga ato armë në vitin 1994, në këmbim të garancive të sigurisë”, tha analisti.

Trump thotë se rusët mund të ‘zvarritin’ armëpushimin
Lexo po ashtu Trump thotë se rusët mund të ‘zvarritin’ armëpushimin

Por, Rusia ka qenë më e qëndrueshme në marrëveshje kur bëhet fjalë për kompanitë e saj.

Clarke tha se kur Gazprom furnizonte me gaz Evropën, “ata gjithmonë i kanë qëndruar kontratave të tyre, gjithmonë deri në vitin 2008”.

Por më pas, presidenti rus, Vladimir Putin kaloi në fazën “agresive”, duke luajtur lojëra çdo dimër për të izoluar Ukrainën dhe tubacionet ukrainase nga furnizimi i vendeve tjara evropiane. /Telegrafi/