LAJMI I FUNDIT:

Rushiti: Kryetari i komunës Idrizi nuk na dha leje për të sjellë shfaqjen në Bogovinë

Rushiti: Kryetari i komunës Idrizi nuk na dha leje për të sjellë shfaqjen në Bogovinë

Ish ministri dhe regjisori Sulejman Rushiti me një status në Facebook ka njoftuar publikun e Bogovinës që kryetari i komunës së Bogovinë Hazbi Idrizi ka penguar shfaqjen “Nëse nuk bëjmë diçka ndryshe, asgjë nuk do të ndryshojë” në këtë komunë, njofton Telegrafi Maqedoni.

”Më 9 Maj, në ditën e Evropës, lirisë, demokracisë, fjalës së lirë, të drejtave të njeriut etj. shfaqja “Nëse nuk bëjmë diçka ndryshe, asgjë nuk do të ndryshojë” dhe takimi me qytetarë, projekt i ETIKA i mbështetur nga USAID, duhej të ndodhnin në komunën e Bogovinës! Për fat të keq, nuk do të jemi në mesin e qytetarëve të asaj ane sepse një gjë tē tillë nuk e lejon kryetari i komunës Hazbi Idrizi! Projekti ka të bëjë me lirinë e fjalës, të drejtat e njeriut, demokracinë, të drejtat e qytetarëve. Sigurisht që miqtē tanë amerikanë nga taksat e tyre ndajnë mjete të finansojnë e ta sjellin dhe eksperiencën e tyre në ndërtimin e demokracisë! Më vjen keq dhe turp që në mesin tonë ka akoma autokratë me mendësi feudi, që uzurpojnë gjithçka, hapësirën publike, fjalën e lirë, jetët tona. Qytetarët e Bogovinës janë të mirēseardhur në vendin më të afërt ku do të jemi me shfaqjen! Përfundimisht, duhet të bëjmë diçka ndryshe!” thotë Rushiti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori