LAJMI I FUNDIT:

Rusët protestojnë kundër rritjes së moshës së pensionimit

Rusët protestojnë kundër rritjes së moshës së pensionimit

Në mbarë Rusinë po mbahen protesta për të kundërshtuar planin e qeverisë për të rritur moshën e daljes në pension për pesë vjet.

Mijëra persona morën pjesë në protestën në Moskë, të organizuar nga Partia Komuniste dhe partitë e tjera të majta. Policia, sipas agjencisë interfax, ka thënë se në këtë pjesë morën pjesë tre mijë persona, por organizatorët kanë thënë se rreth 20 mijë persona morën pjesë në këtë protestë.

Protesta janë mbajtur në shumë qytete në Rusi, shumica prej tyre janë ndaluar nga autoritetet.


Protesta për këtë çështje, të organizuara më herët gjatë këtij muaji nga lideri opozitar Aleksei Navalny, çuan në burgosjen e mbi një mijë personave në mbarë Rusinë.

Plani i qeverisë është që të rrisë moshën e daljes në pension për burrat në 65 vjet, ndërkaq gratë, sipas këtij plani, do të pensionohen në moshën 60 vjeçe. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Kroacia
Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Amerika
Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Amerika
Trump thotë se

Trump thotë se "autoriteti i SHBA-së" do ta marrë Gazën

Azia
Kalo në kategori