LAJMI I FUNDIT:

Rusët po blejnë terminale Starlink në vendet arabe, thotë inteligjenca ukrainase – tregohet sa paguan për një të tillë

Rusët po blejnë terminale Starlink në vendet arabe, thotë inteligjenca ukrainase – tregohet sa paguan për një të tillë

Pushtuesit rusë po blejnë sisteme të komunikimit satelitor Starlink në vendet arabe.

Kështu ka thënë Drejtoria kryesore e Inteligjencës e Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës (HUR) në Facebook, transmeton Ukrinform, përcjell Telegrafi.

Ish-presidenti i Mongolisë tallet me Putinin, publikon hartën që tregon se sa e vogël ishte Rusia
Lexo po ashtu Ish-presidenti i Mongolisë tallet me Putinin, publikon hartën që tregon se sa e vogël ishte Rusia

Rusia po blen pajisje komunikimi në vendet arabe, duke përfshirë terminalet Starlink, për përdorim në luftë, thuhet në raport.


Rusia lëshon një urdhër arresti për kryeministren e Estonisë - Kremlini thotë se është "vetëm fillimi"
Lexo po ashtu Rusia lëshon një urdhër arresti për kryeministren e Estonisë - Kremlini thotë se është "vetëm fillimi"

Në një përgjim radiofonik të fundit, rusët po diskutonin mundësitë përkatëse për blerjen e një terminali Starlink, tha agjencia e inteligjencës ushtarake e Ukrainës.

Sipas një pushtuesi, “arabët sjellin gjithçka: tela, Wi-Fi, router…”, dhe kostoja e një pajisjeje Starlink është 200,000 rubla (rreth 2,000 euro).

HUR më herët konfirmoi se pushtuesit rusë po përdornin gjithnjë e më shumë sistemet e komunikimit satelitor Starlink në vijat e frontit.

Si duket jeta përgjatë kufirit të mbyllur tokësor Finlandë-Rusi dhe rrëfimet e njerëzve që jetojnë aty
Lexo po ashtu Si duket jeta përgjatë kufirit të mbyllur tokësor Finlandë-Rusi dhe rrëfimet e njerëzve që jetojnë aty

Sipas inteligjencës ukrainase, bisedat e përgjuara midis forcave ruse zbuluan se terminalet Starlink ishin vendosur midis trupave që vepronin pranë qyteteve Klishchiivka dhe Andriivka në rajonin e Donetsk.

Ndryshe, Elon Musk kishte deklaruar se SpaceX nuk i kishte shitur terminalet Starlink, Rusisë. /Telegrafi/