Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, se nuk po merret në mënyrë aktive me krizën ekonomike që sipas tij, e ka kapluar jo vetëm vendin tonë, por gati të gjithë globin.
Sipas tij, Qeveria e Kosovës nuk po e pranon se në Kosovë ekziston kriza, dhe vetëm po i përmend “sukseset” e saj.
“Qeveria nuk e pranon fare që ka krizë, ende e proklamon këtë pjesën e rritjes ekonomike dhe indikatorëve që janë pozitivë, por në anën tjetër nuk merret në mënyrë aktive me krizën ekonomike, e cila është evidente që nga fillimi i vitit 2021, dhe pastaj pjesa e çmimeve ka pasur një eskalim në fund të vitit 2021”, ka thënë Rukiqi, për Rtv Dukagjinit.
“Kjo po vazhdon edhe sot, ka qenë e lidhur me pandeminë. Pastaj e kemi luftën në mes të Ukrainës dhe Rusisë, në këso lloj situatash duhet aktivitet ditor për parandalimin e krizës”, ka vijuar Rukiqi.
Për parandalimin e krizës, apo zbutjen e saj, Rukiqi ka thënë se Qeveria duhet të bisedojë me të gjithë akterët, nga opozita apo edhe me përfaqësuesit e tregtarëve.
Po ashtu, Rukiqi, e ka kritikuar Qeverinë, se po i fajëson vetëm bizneset për shkaktimin e krizës. Sipas tij, problemi qëndron te furnizimi, sidomos i lëndëve bazë, që mungojnë në Kosovë, dhe jo te tregu i brendshëm.
“Nuk është problemi i tregut të brendshëm, është te furnizimi, nuk është problemi te ne”, ka thënë Rukiqi.
Sipas Rukiqit, nuk është zgjidhje e mirë, që të kufizohen apo përcaktohen marzhat e fitimeve apo të çmimeve, sepse siç ka thënë, “Kosova është treg i lirë, dhe këtë e garanton edhe Kushtetuta”.
Rukiqi ka thënë se kriza ekonomike është e pashmangshme në vendin tonë, sepse sipas tij, Kosova është vend që importon shumë, dhe varet nga importi. /Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Shkëlqimi i Tedore nga Kosova në “Artoza 2025”

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit