LAJMI I FUNDIT:

​“Rugova është profeti i shqiptarëve”, qytetarët e Pejës të lumtur për shtatoren e Ibrahim Rugovës

​“Rugova është profeti i shqiptarëve”, qytetarët e Pejës të lumtur për shtatoren e Ibrahim Rugovës

Me rastin e 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në Pejës është zbuluar shtatorja e ish-Presidentit Ibrahim Rugova.

Me këtë rast qytetarët e Pejës u shprehën të lumtur që në qytetin e tyre do të jetë shtatorja e presidntit Rugova. Madje për disa, Rugova është profeti i shqiptarëve.

Qytetari nga Peja, Hazir Nikqi thotë se Rugova ka qenë një president historik i cili ka çliruar Kosovën. Kurse për situatën aktuale në vend, ai tha se Qeveria Kurti është shpresa e fundit që të përmirësohet Kosova.


“Sot është një ditë e veçantë për të gjithë shqiptarët. Ibrahim Rugova ka qenë presidenti historik, ka liruar vendin. Shpresa e fundit është nga qeveria Albin Kurti, ishalla do të përmirësohet pak Kosova”, thotë Nikqi.

Ndërsa, qytetari tjetër, Hysen Kurti shprehet se pavarësia është fituar, por me e mbajtë nuk kanë ditur. E për ish presidentin Rugova thekson se është profeti i shqiptarëve, është i dërguar nga Zoti në tokën e shqiptarëve, që të largoheshin armiqtë nga ky popull.

Zbulohet shtatorja e presidentit Ibrahim Rugova në Pejë, Abdixhiku: Republika dhe Rugova janë një
Lexo po ashtu Zbulohet shtatorja e presidentit Ibrahim Rugova në Pejë, Abdixhiku: Republika dhe Rugova janë një

“Ishalla dëshiron Zoti, e ne shqiptarët mbushemi mend dhe kemi me mbajt këtë pavarësi, me fitu e kanë fituar, me e mbajt nuk kanë ditë. Tre persona janë që duhet sa të është jeta me i përmend Skënderbeu, Nëna Terezë dhe Ibrahim Rugova, i cili është profeti i shqiptarëve, e ka dërguar Zoti në këtë tokë me i heqë armiqtë nga ne… Jemi duke ikur prej kulturës sonë se kjo veshje është kulturë e shqiptarëve, është mëkat mos të përcillet nëpër breza,” shprehet ai.

Pjesëmarrës në zbulimin e bustit ishin familjarët e Rugovës, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe shumë aktivistë të tjerë. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori