Deputetja Rudina Hajdari, një ditë më parë, në fjalën e mbajtur nga foltorja e Kuvendit, bëri thirrje për ta shpallur emergjencë kombëtare vëmendjen në drejtim të grave të dhunuara, ndërsa i dha edhe një ngjyrim personal fjalës së saj teksa zbuloi se edhe ajo vetë kishte qenë viktimë e dhunës.
Në studion e Euronews Albania, vajza e heroit të demokracisë Azem Hajdari, rrëfeu situatën e vështirë që kishte përjetuar personalisht pas vdekjes tragjike të babait të saj, kur ajo ishte vetëm 11 vjeçe.
“Është një fakt që s’e fsheh dot, kam kaluar një jetë shumë të vështirë, pak njerëz e njohin jetën time personale. Humba babanë në një moshë shumë delikate, dhe kjo të bën të ekspozohesh ndaj gjërave që të rrisin para kohe. Ka qenë viti ’98, një vit shumë i vështirë për Shqipërinë, po ashtu ne kemi pasur kërcënime të ndryshme nga njerëz të ndryshëm”.
“Patjetër, ka qenë një dhunë nga të gjitha anët. Unë isha fëmijë dhe nuk kisha mbështetje për atë traumë që po përjetoja në ato momente. Dhe nuk kisha mbështetje, sepse kisha një nënë e cila ishte shtatzënë dhe vazhdonte jetën e saj dhe po mundohej të mbahej fort për fëmijët e saj. Kisha një vëlla, i cili ishte më i madh se unë edhe ai po ashtu dhe ai po përjetonte një dramë. Dhe absolutisht asnjë njëri nuk ishte në gjendje të na mbështeste në këtë traumë”.
“Dhe kjo është një dhunë që patjetër fëmija ndjen. Unë isha 11-vjeçare, isha tepër e re dhe shumë shpejt m’u desh të largohesha nga Shqipëria”, rrëfeu deputetja Hajdari.
E pyetur nëse dhuna për të cilën ajo foli ishte fizike, znj. Hajdari tha se dhunën, femrat shqiptare ndonjëherë e përjetojnë që në djep, kur lindin dhe janë të padëshiruara vetëm se janë femra, ndërsa shtoi se rasti i saj është ai me të cilin mund të identifikohen shumë vajza të reja.
“Kjo është një histori personale dhe shpesh herë dua të identifikohem me shumë vajza dhe gra. Sot vajzat e reja mund ta përjetojnë dhunën që në djep, kur lind dhe nuk është e padëshiruar dhe varfëria, po nuk është vetëm ajo, është kultura shqiptare që e dhunon femrën që në momentin që ajo lind”.
“Unë kam jetuar në këtë realitet. Kam qenë në një familje që po përjetonte një gjë shumë të madhe dhe dhuna është ndjerë në qenien time si një fëmijë që nuk kisha mbështetje”.
“Dhe unë e di se shumë vajza mund të identifikohen me mua, se familjet shqiptare kanë aq shumë probleme dhe halle në jetën e përditshme sa e kanë të pamundur të merrem me një fëmijë”, – tha ajo.
Zonja Hajdari rrëfeu më tej se kishte folur me nënën e vet për këtë moment të vështirë, teksa vlerësoi sakrificën e kësaj të fundit për familjen.
“Ajo ka qenë një periudhë e vështirë dhe si çdo familje kemi pasur atë momentin tonë të reflektim. Me nënën kam folur shpesh për atë periudhë, sa e vështirë ka qenë për mua. Dhe ajo si nënë, që ishte edhe shtatzënë. Ajo nuk ishte në gjendje që të kujdesej për familjen e saj në ato momente, por bëri çmos që fëmijët të ecin përpara dhe unë ja kam dalë, por jo çdokush mund t’ia dalë në ato momente”, rrëfeu Rudina Hajdari.
Sipas zonjës Hajdari, dhuna ndaj grave, që është shumë e pranishme në familjet shqiptare, nis që në politikë, e cila duhet të ishte në fakt modeli për të kundërtën.
Deputetja e dalë nga listat e Partisë Demokratike, por e përjashtuar nga kjo parti prej liderit Lulzim Basha, risolli në vëmendje rastin e saj për të konkretizuar dhunën që manifestohet në politikë.
“Sot unë jam 32 vjeçe dhe i jam futur një rruge të vështirë siç është politika dhe në këtë ambient elitar këta janë ata persona që vazhdojnë në mënyrë sistematike të abuzojnë mbi gratë. Vjet, kur unë dola kundër një lidershipi, një figure mashkulli dhe aty ekspozohet e vërteta, si guxon kjo femër të mos i bindet një lideri. Nëse në elitën politike ekziston kjo, çfarë ndodh në familjet shqiptare. Politika shqiptare ka prishur bazën e familjes. Ne jemi shoqëri nihiliste dhe politika nuk di t’i mbrojë gratë. Sot 60 për qind e grave dhunohen në mënyrë të hapur dhe nuk bëhet asgjë”, tha zonja Hajdari.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJohn Ratcliffe, drejtor i ri i CIA-s dhe lidhjet e forta me komunitetin shqiptar në SHBA
Policia kërkon nga shoferët që nga data 15 nëntor t'i vendosin pajisjet dimërore në veturat e tyre
Voziti më shumë se dyfishi i shpejtësisë së lejuar, shoferit në Gjilan i merret patentë-shoferi dhe gjobitet me 200 euro
Ahmeti: Akuzat e Qeverisë ndaj Prokurorisë Speciale janë skandaloze
Haziri: Në Vetëvendosje janë të pakënaqurit e PDK-së
“Bëjeni Kosovën të madhe sërish”, në Prishtinë vendosen posterë me Trumpin e Grenellin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit