LAJMI I FUNDIT:

Rudiger kërkon kontratë mbi 55 milionë euro për të rinovuar me Chelsean

Rudiger kërkon kontratë mbi 55 milionë euro për të rinovuar me Chelsean

Chelsea po vazhdon përpjekjet për të bindur Antonio Rudigerin që të nënshkruajë një zgjatje të kontratës në Stamford Bridge, megjithatë mbrojtësi gjerman mësohet se kërkon një pagë prej 55 milionë euro në total në kontratën e re.

Duke qenë një lojtar kyç në mbrojtjen e Thomas Tuchel që fitoi Ligën e Kampionëve, 28-vjeçari e ka parë reputacionin e tij të rritet në mënyrë fantastike dhe tani konsiderohet se duhet edhe të paguhet më shumë.

Blutë bënë një ofertë hapëse prej rreth 161 mijë euro në javë, gjë që e mërziti Rudiger pasi kjo pagë do ta mbante atë jashtë 10 lojtarëve që fitojnë më shumë te Chelseat. Lojtari kërkon 262 mijë euro në javë për katër vite.


Ky zemërim tani është shkrirë disi, me Chelsean të rikthyer në garë për të rinovuar me gjermanin, megjithatë konkurrenca është shumë e ashpër, me Manchester United, Juventus, Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich të gjithë të interesuar për nënshkrimin e tij.

Rudiger do të donte që Real Madrid të ishte një opsion për të në qershor, megjithëse klubi spanjoll nuk duket shumë i interesuar në këtë moment.

Kishte bisedime të shkurtra në dhjetor që u nxitën nga kampi i Rudigerit, por në fund ato dështuan./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

La Liga
Man City - Real Madrid: Guardiola starton me pesë mbrojtës, Ancelotti sulmon fuqishëm - formacionet zyrtare

Man City - Real Madrid: Guardiola starton me pesë mbrojtës, Ancelotti sulmon fuqishëm - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Liga e Kampionëve
UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori