LAJMI I FUNDIT:

Rudari apelon te qytetarët e Podujevës të shmangin daljet në parqe dhe në Liqenin e Btllavës

Rudari apelon te qytetarët e Podujevës të shmangin daljet në parqe dhe në Liqenin e Btllavës
Foto ilustrim

Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, ka apeluar te qytetarët e kësaj komune që të respektojnë vendimet dhe rekomandimet e institucioneve për kufizimin e lëvizjes dhe të shmangin daljet në parqet e qytetit dhe liqenin e Batllavës.

Rudari, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se pavarësisht vendimit për kufizimin e lëvizjes dhe ndalimin e grumbullimit të qytetarëve, ditëve të fundit është vërejtur fluks i theksuar i qytetarëve në parkun e qytetit dhe në liqenin e Batllavës, të cilët nuk kanë respektuar ndalimin e lëvizjes edhe në zonat e kufizuara me shirit nga Policia e Kosovës.

Ai ka apeluar te qytetarët t’i reduktojnë lëvizjet e tyre dhe të dalin vetëm për kryerjen e shërbimeve dhe nevoja të domosdoshme. “Në të kundërtën, të gjithë ata të cilët nuk përfillin dispozitat shëndetësore të kufizimit të lëvizjes gjatë pandemisë, do të përballen me gjoba në bazë të Nenit 250 të Kodit Penal, ku parashihet edhe dënimi me burg,”, ka thënë Rudari.


Postimi i plotë i nënkryetarit Rudari:

“Të dashur qytetarë,

Falë kujdesit të treguar dhe respektimit të rekomandimeve e vendimeve të institucioneve qendrore të shëndetësisë, në komunën tonë është hequr masa e karantinës për tri fshatra dhe aktualisht kemi vetëm një preson të infektuar me COVID-19, i cili është në rrugë të mirë të shërimit.

Pavarësisht vendimit për kufizimin e lëvizjes dhe ndalimin e grumbullimit të qytetarëve, ditëve të fundit është vërejtur fluks i theksuar i qytetarëve në parkun e qytetit dhe në liqenin e Batllavës, të cilët nuk kanë respektuar ndalimin e lëvizjes edhe në zonat e kufizuara me shirit nga Policia e Kosovës.

Apeloj te qytetarët t’i reduktojnë lëvizjet e tyre dhe të dalin vetëm për kryerjen e shërbimeve dhe nevoja të domosdoshme.

Në të kundërtën, të gjithë ata të cilët nuk përfillin dispozitat shëndetësore të kufizimit të lëvizjes gjatë pandemisë, do të përballen me gjoba në bazë të Nenit 250 të Kodit Penal, ku parashihet edhe dënimi me burg.

Qytetarë të dashur, për të shmangur veprimet që bien ndesh me ligjin dhe për të parandaluar rrezikun nga infektimi me virusin COVID-19,

Rrini në shtëpi!”, ka shkruar Rudari. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

Lajme
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Kalo në kategori