Kryetari i Bordit të RTK-së, Besnik Boletini ka thënë se buxheti i radiotelevizionit publik po rrezikohet nga përmbaruesit për shkak të borxheve të trashëguara që arrijnë vlerën 1,6 milionë euro.
Në mbledhjen e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere ku po shqyrtohet raporti vjetor financiar për vitin 2023 dhe të Komisionit rregullativ të Prokurimit Publik, Boletini tha se edhe këtë vit RTK po ballafaqohet me borxhe të vjetra.
“Për pagesën e stafit janë shpenzuar mbi tetë milionë euro. RTK është ballafaquar edhe këtë vit me borxhe të vjetra. Në vitin 2024 gjendja është edhe më e keq. Deri më tani i kemi 189 mijë euro të mjeteve që janë tërhequr nga përmbaruesit me vendim të gjykatave”, deklaroi ai.
Kurse, Drejtori i Përgjithshëm të RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj tha se janë mbi 744 punëtorë të rregullt, për çka theksoi se numri ka qenë shumë më i madh.
Për këtë ka pasur kritika deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, i cili tha se fokusi duhet të jetë në cilësi programore.
“Unë e kam pritur qe kemi me ardhur në këtë moment. Unë nuk kam pritur që do të vendosni rregullsi. Brengën e kam pasur, por prapë bazohesha në fjalët e tuaja të mëdha. Sot me ardh drejtori i RTK-së dhe të krenohet me zvogëlimin e kontratave, ndërkohë që ju duhet të na tregoni se sa emisione janë shkurtuar. Fokusi i juaj është cilësia programore e RTK-së”, tha Hoti.
Duke replikuar me anëtarët e bordit të RTK-së, Hoti tha se janë përgjysmuar të hyrat dhe se ky bord e ka degraduar këtë institucion.
Ndërkaq, në përgjigjen e tij ndaj kritikave të Hotit, Boletini tha se një gjë e tillë është vlerësim politik, duke shtuar se është rritur cilësia programore përkundër numrit të punëtorëve. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Nga muaji prill Ministria e Bujqësisë me hapësira të reja pune, Peci publikon fotografitë

Rriten shpenzimet e qeverisë, ASK publikon statistikat

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës