LAJMI I FUNDIT:

Rrustemi për zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut: VV nuk kërkon pushtet atje

Rrustemi për zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut: VV nuk kërkon pushtet atje
Adnan Rrustemi, deputet i LVV-së në një intervistë në emisionin "Përballje"

Deputeti Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka folur lidhur me deklaratat për mbështetjen këtij subjekti politik ndaj opozitës në Maqedoninë e Veriut, në zgjedhjet të cilat do të mbahen në majin e vitit të ardhshëm.

“Vetëvendosja nuk kërkon pushtet atje, përkrahja politike për ndonjë parti apo për ndonjë politikan të caktuar bëhet mbi bazën e ideve dhe programeve. Në rastin konkret nuk bëhet fjalë për përfshirjen e VV-së atje, por do të thosha se është praktikë ndërkombëtare bashkëpunimi i subjekteve politike  në bazën e ideve konceptuale”, ka deklaruar Rrustemi në RTK.

Tutje ai ka folur edhe për implementimin e draft-statutit të Asociacionit, duke thënë se refuzimi i Aleksandër Vuçiqit do të sjellë mos zbatueshmërinë e tij.


Mexhiti: Ligji e pengon Vetëvendosjen të veprojë në Maqedoni
Lexo po ashtu Mexhiti: Ligji e pengon Vetëvendosjen të veprojë në Maqedoni

“Nuk ka pranim sepse s’ka nënshkrim të marrëveshjes bazë nga ana e Serbisë. Çështja është pse po i ik Serbia nënshkrimit. Vuçiqi po i arratiset nënshkrimit. Ai po insiston te 2013-ta dhe 2015-ta, thotë ma sjellni dokumentin e nënshkruar me Thaçin dhe Mustafën. Ai nuk po e pranon nënshkrimin bashkë me draftin aktual, respektivisht nuk ka zbatim”, ka deklaruar deputeti nga radhët e VV-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

Lajme
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Lajme
“Arkitektura më e bukur fetare në botë” – Xhamia e Elbasanit merr çmimin e parë

“Arkitektura më e bukur fetare në botë” – Xhamia e Elbasanit merr çmimin e parë

Lajme
Kalo në kategori