Të reshurat e borës gjatë ditës së premte, kanë bërë që rrugët e kryeqytetit të mbulohen tërësisht.

Gjithashtu, ngricat në orët e mbrëmjes kanë krijuar akoma më shumë situatë jo të sigurt në komunikacion.


09

Vështirësi të kalimit kanë pasur disa rrugë të Prishtinës, përfshirë rrugën në Bregun e Diellit si dhe, Mati 1, ku është bllokuar trafiku për një kohë..

08

Policia e Kosovës kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, që vozitjen ta përshtatin me kushtet në rrugë, të respektojnë shenjat e trafikut rrugor si dhe të jenë shumë vigjilent.

01

Ndërkaq, Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj ka njoftuar se po punohet pa ndërprerë që të gjitha rrugët regjionale, nacionale dhe autostradat të jenë të kalueshme.

02 1

"Po punohet pa ndërprerë që të gjitha rrugët regjionale, nacionale dhe autostradat të jenë të kalueshme, anise bora nuk po ndalet! Ekipet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit janë nëpër të gjitha rajonet duke monitoruar punën e vazhdueshme të kompanive të kontraktuara për heqjen e borës. Rrugët po pastrohen vazhdimisht, por ju lutem të keni kujdes gjatë vozitjes në këtë natë me borë dhe temperatura të ulëta", ka thënë Lekaj./Telegrafi/

03 1

04

05

06

07

 |