Site icon Telegrafi

Rruga “Skënder Shehu” vazhdon të ketë probleme infrastrukturore

Problemet infrastrukturore në Gjakovë janë ndër problemet që shqetësojnë vazhdimisht banorët e Komunës së Gjakovës, dhe një ndër rrugët që tash e disa kohë paraqet problem është rruga “Skender Shehu” në Gjakovë.

Banorët që jetojnë në këtë rrugë thonë që këto probleme në strukturën e kësaj rruge ka kohë që kanë ndodhur, të cilët shprehen se që nga dëmtimi që nga ndodhur në këtë rrugë nga punimet e ndryshme që janë bërë, nuk ka pasur më intervenime për rregullimin e kësaj rruge, dhe që gjendja aktuale në këtë rrugë nuk është aspak e mirë.

Duke e pasur parasysh që tashmë jemi në periudhën kohore kur reshjet atmosferike janë pjesë e kushteve meteorologjike, kjo kohë ndikon që gropat që gjinden në këtë rrugë të mbushen me ujë, dhe kjo rrugë bëhet vështirë e kalueshme për të gjithë ata që qarkullojnë në këtë rrugë, veçanërisht fëmijët të cilët e përshkojnë këtë rrugë për të shkuar deri në shkollë.

Banorët tutje shtuan se ende nuk kanë bërë ankesë tek institucionet për intervenim në këtë rrugë, por nëse institucionet nuk interesohen për gjendjen e kësaj rruge, atëherë ata shumë shpejtë do t’u drejtohen edhe autoriteteve përkatëse që rregullimi i problemeve në këtë rrugë të bëhet sa më shpejtë. /Telegrafi/

Exit mobile version