LAJMI I FUNDIT:

Rruga Shipkovicë-Brodec në gjendje të mjerueshme (Video)

Rruga Shipkovicë-Brodec në gjendje të mjerueshme (Video)

Gjysma e dytë e rrugës Shipkovicë – Brodec, ka mbetur në gjendje të mjerueshme edhe pse punimet për riparimin e saj duhet të kishin përfunduar që vitin e kaluar. Moti i ligë dhe vërshimet kanë bërë që të shkatërrohet edhe ura që lidh këto dy fshatra. Banorët, shprehen të revoltuar nga lënia pas dore, nga ana e autoriteteve lokale.

Nga ana tjetër, nga Komuna e Tetovës, pranojnë që ka vonesa në përfundimin e këtij projekti, ndërkohë premtojnë edhe një herë se, asfaltimi i rrugës do të ndodh pas një muaji.

Ky nuk është projekti i vetëm i filluar vite më parë dhe i lënë në gjysmë, por në gjendje të këtillë apo edhe më të keqe, që prej vitesh ka mbetur edhe Bulevardi Bllagoja Toska, Rruga tek stadiumi i qytetit dhe rruga Ivo Ribar Llolla.