Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami në një intervistë për Telegrafin ka folur ‘Rrugën e re’ të LDK-së, programin e partisë për qeverisjen e vendit, zgjedhjet e ardhshme nacionale si dhe për qeverisjen Kurti.
Bajrami në intervistën për “Përballje” me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu në Telegrafi.com bëri të ditur se ‘Rruga e re’, quhet programi i partisë për qeverisjen e vendit, ndërsa siç tha ajo, këtë rrugë e kanë nisur që nga mbarimi i zgjedhjeve të kaluara nacionale.
“’Rruga e re’ mund të doket e re për shkak të shpalosjes së programit që kemi bërë, përndryshe ‘Rruga e re’ quhet programi i ri qeverisës i LDK-së për katër vitet e ardhshme, pas zgjedhjeve nacionale kurdo që ato mbahen. Ne kemi filluar menjëherë pas zgjedhjeve të kaluara dhe rezultatit që kemi marrë, kemi filluar me takime me qytetarë, nëpër fshatra, nëpër qytete, në të gjitha komunat e Kosovës”, është shprehur ajo.
Ish-ministrja theksoi se deri tani kanë zhvilluar takime të shumta, ku edhe janë njoftuar nga afër për problemet e qytetarëve.
Gjatë intervistës, deputetja Bajrami vlerësoi se aktualisht është një gjendje jo e mirë dhe qytetarët po përballen me pengesa të shumta.
“Ka një gjendje absolutist jo të mirë, nuk kemi parë përparim në asnjë fushë, një prej pengesave kryesore për qytetarët është që kostoja e jetës është e papërballueshme, që nënkupton ne ende jemi nën presionin e çmimeve të larta. Tash kemi inflacion më të vogël, por nuk kemi pasur de-inflacion, që nënkupton nuk kemi pasur ulje të ngritjes së çmimeve që kanë ndodhur vitin e kaluar”, pohoi ajo.
Sa i përket zgjedhjeve, ajo theksoi se LDK tash e një kohë të gjatë është e përgatitur për të shkuar në zgjedhje të reja nacionale, duke shtuar se partia e saj ka më së shumti njerëz me përvojë dhe ekspertë nga të gjitha fushat.
Deputetja e LDK-së ka adresuar kritika të shumta për qeverisjen Kurti, gjersa theksoi se Kosova po vazhdon të jetë nën sanksione prej partnerëve për shkak të Qeverisë Kurti.
Ajo tha se Lëvizja Vetëvendosje ka ardhur në pushtet me propagandë dhe me propagandë po qeverisë.
“Nuk jemi në një situatë normale, sot bëhen 73 ditë që Kosova është nën sanksione prej partnerëve të cilët kanë ndihmuar shumë në ndërtimin e këtij shteti. Pa ndihmën e të cilëve shtet-formimi i Kosovës, pavarësia, njohja nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, e të tjera njohjet e anëtarësimet, të gjitha këto nuk kanë qenë të mundshme”, theksoi ajo.
Deputetja shtoi më tej se ka degradim në secilën fushë, siç tha ajo, në shëndetësi, ekonomi dhe fusha tjera.
“Është vështirë me tregu se ku janë problemet kryesore pasi që komplet qeverisja është shndërruar në një problem jashtëzakonisht të madh. Kemi degradim të situatës në secilin rrafsh. Fakti që Kosova kaq vite pas shpalljes së pavarësisë është nën sanksione nga partnerët kryesorë tanë, unë besoj që sikur çdo gjë tjetër të lulëzonte d.m.th ky është një indikacion ku e ka katandisur Kosovën kjo qeveri”, tha mes tjerash ajo.
“Kur je qeveri ki 51 %të votave dhe punon në bazë të sondazheve dhe jo planit që ki, atëherë e sjellë vendin në situata të tilla. Me propagandë po e mbajnë pushtetin. Kemi ngecje në drejtësi”, ka theksuar ajo.
Deputetja tha se njerëzit po refuzojnë të bashkëpunojnë më Lëvizjen Vetëvendosje.
“Një parti që fiton 51 % të votave, njerëzit po refuzojnë të bashkëpunojnë më LVV, kemi ndërhyrje flagrante në të gjitha institucionet, ka tendenca më kap prokurorinë”, shtoi tutje ajo.
Ish ministrja Bajrami ka thënë po ashtu se për herë të parë nga Kosova ka ikje masive të punëtorëve të administratës dhe kjo sipas saj po ndodh për shkak të persekutimit politik.
“Kemi ikje masive të punëtorëve të kualifikuar. Për herë të parë kemi ikje masive të punëtorëve nga administrata publike. Kjo po ndodh pasi që ka persekutim të njerëzve, ndjekje të njerëzve dhe një stagnim në paga”.
Bajrami thotë se ka ngecje edhe në investimet kapitale.
“”Gjakderdhja financiare” siç e ka quajtur kjo qeveri nuk është ndalur as në qeverisjen e Kurtit. Kemi subvencione për pjesën më të madhe të ndërmarrjeve publike”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A