LAJMI I FUNDIT:

Rruga e Putinit për në Shtëpinë e Bardhë

Rruga e Putinit për në Shtëpinë e Bardhë

Shakaja më e fundit në Uashington: “Kush i fitoi zgjedhjet? Trumpi apo Clintoni? Putini, o idiot!” Kjo është njëra prej atyre shakave, tek të cilat të mbetet e qeshura në fyt. Sepse që prej publikimeve të para të Uashington Postit në fundjavë, po shtohen zërat e personave të nivelit të lartë dhe personave të brendshëm, të cilëve mund t’u besosh, që thonë se Rusia nuk ka sulmuar përmes piratëve të internetit vetëm server-at e Partisë Demokratike. Kjo dihej prej muajsh. Por edhe serverat e republikanëve. Shërbimet e fshehta besojnë ndërkohë se Rusia nuk donte të dëmtonte vetëm Clintonin dhe demokracinë amerikane, por se ajo sulmoi për ta ndihmuar direkt të fitonte Trumpin.

Ekspertët ka shumë vjet që paralajmërojnë se luftërat e së ardhmes nuk do të zhvillohen në tokë, as në ujë dhe as në ajër, por në rrjet. Në kohë që thrillerat e blockbuster merren kryesisht me skenare, në të cilat piratët e internetit bllokojnë centrale atomike, këto ditë bëhet e qartë se është fjala për shumë më tepër, se sa për të ndikuar furnizimin me energji ose për të shkelur rregullat e ruajtjes së të dhënave. Nëse këto kritika dalin të vërteta, këto sulme i drejtohen bërthamës së demokracisë: zgjedhjeve të lira dhe të fshehta. Prandaj shqetësimi në SHBA është i madh. Dhe po kaq shokuese janë reagimet e Presidentit të ardhshëm, Donald Trump.

Në vend që të angazhohet menjëherë për një komision hetimor të pavarur, ai përpiqet që t’i fshijë kritikat me deklarata në Twitter. Argumentimi i tij: “Pse t’u besojmë shërbimeve të fshehta, kur u gabuan edhe atëherë me pohimin se Saddam Husseini zotëronte armë të shkatërrimit në masë.”


Ky sulm publik ndaj shërbimeve të fshehta peshon veçanërisht shumë, meqenëse Presidenti i ardhshëm refuzon në vazhdimësi që të marrë pjesë në diskutimet e përditshme të gjendjes nga shërbimet e fshehta. Argumentimi i tij: ai e di më së miri se çfarë po ndodh dhe nuk ka nevojë që të dëgjojë përditë të njëjtat informacione.

Ky qendrim është ose naiv, ose thuhet me qëllim biznesi. I rrezikshëm ai është në të dyja rastet. Është shumë e mundur që të jetë e saktë se biznesmeni Trump bën prej vitesh biznese me Rusinë dhe prandaj nuk do që të ndërhyjë njeri në punët e tij. Duket edhe bindëse, që Trumpi do ta bëjë ministër të Jashtëm drejtuesin ekzekutiv të ExxonMobil, Rex Tillerson, sepse përmes biznesit të gazit ai ka marrëdhënie të ngushta me Rusinë e Putinit. Të gjitha këto janë të padenja për postin politik më të rëndësishëm në botë. Dhe para së gjithash janë tepër të rrezikshme.

Nëse sulmet e piratëve të internetit do të konfirmohen si ndikim politik, atëherë janë sulmuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Meqenëse Presidenti i ardhshëm nuk duket në gjendje që ta kuptojë këtë dimension, tani duhet të jenë deputetët republikanë që të tregojnë se e marrin seriozisht detyrën e tyre demokratike. Ata duhet t’i japin përgjigje pyetjes, se kujt i përket besnikëria e tyre: Donald Trumpit apo sistemit elektoral amerikan dhe në këtë mënyrë demokracisë amerikane. Donald Trumpi mund të besojë se është në gjendje që t’i mbajë nën kontroll shërbimet e fshehta ruse. Por ky është një vlerësim me të cilin ai është krejt i vetëm.

Në trend

Më shumë
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Magazina
Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

Magazina
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Botë
Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

Magazina
Kalo në kategori