Komuna e Dibrës si komunë kufitare ka një ngecje shumë dekadëshe në zhvillimin ekonomik të saj. Por, ndërtimi i Rrugës së Arbërit nga Qeveria e Tiranës, pritet të ndikojë shumë pozitivisht në zhvillimin ekonomik të saj. Deklarata e fundit e kryeministrit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në lidhje me ndërtimin e rrugës rajonale që do të lidh Dibrën dhe Kërçovën me këtë rrugë, jep shpresa të mëdha për Dibrën, por edhe rajonin në tërësi.
Tani kur “Rruga e Arbërit” është drejt përfundimit nga ana e Shqipërisë dhe kur ka përfunduar analiza e fizibilitetit dhe prokurimit publik për zgjedhjen e kompanisë, e cila do të ndërtoj rrugën rajonale që lidh Dibrën dhe Kërçovën me kufirin shqiptar, besohet që shumë shpejt komunat kufitare me Shqipërinë, e sidomos Dibra të ketë një lulëzim të ekonomisë. Lidhja e Dibrës me “Rrugën e Arbërit” ofron Dibrën nga Tirana vetëm me 74 kilometra. Projekti për lidhjen e Dibrës me Kërçovës de fakto është vazhdimësi e “Rrugës së Arbërit”, ndërsa është mirëpritur si nga kërçovarët, ashtu edhe nga dibranët.
Lidhja nëpërmjet kësaj rruge e Shqipërisë me Maqedoninë e Veriut me standarde të larta sigurie në komunikacion, do të mundësojë një qarkullim të shpejtë edhe të mallrave, theksojnë biznesmenët dibran në të dy anët e kufirit. Investitori kryesor i “Banjave të Dibrës Capa”, Mexhit Capa, thotë se “Rruga e Arbërit” dhe lidhja me këtë rrugë e komunave Dibër, Kërçovë dhe më gjerë – mundëson një numër më të madh të turistëve në banjat termominerale të Dibrës, si dhe zhvillimin ekonomik të rajonit.
Përveç rritjes së numrit të turistëve banjar nga Shqipëria, sigurisht se lidhja e Dibrës me Kërçovën garanton edhe turistë nga Maqedonia Lindore, thotë Capa. “‘Rruga e Arbërit’ do ti jep një frymëmarrje e fuqishme turizimit banjar, por edhe zhvillimit të ekonomisë dibrane në përgjithësi. Kjo do të mundësojë edhe një interes më të madh për investime të reja në kapacitet banjare në të dy lokalitete banjare siç janë Banjishti dhe Kosovrasti”, shton investitori dhe drejtori gjeneral i banjave, Mexhit Capa. Përfaqësuesi i Odës ekonomike dhe eksperti njohur i zhvillimeve ekonomike, Roland Pahumi, thotë se “Rruga e Arbërit” dhe vazhdimi i saj edhe në vendin tonë garanton një zhvillim më të shpejt ekonomik në viset kufitare siç është Dibra. Ai në deklaratat e tij gjithmonë ka theksuar nevojën për një qarkullim më të shpejt të mallrave në të dy vendet fqinje.
Në ndërkohë, deklarata e kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev, ditë më parë se rruga rajonale që do të lidh Dibrës dhe Kërçovën me kufirin e Shqipërisë deri në vitin 2023, është përshëndetur jo vetëm nga biznesmenët dibran, por edhe nga mbarë popullata meqë realizimi i një projekti të këtillë definitivisht do ti mundësojë Dibrës një dalje e tërësishme nga qorrsokaku ekonomik që ia ka shkaktuar kufiri i hekurt mes Shqipërisë dhe ish Jugosllavisë, por edhe pozita kufitare mes Maqedonisë dhe Shqipërisë. Të theksojmë se kryeministri shqiptar, Edi Rama, këto ditë ka inspektuar tunelin e fundit të kësaj rruge, i cili është i shtati për nga numri dhe i cila parasheh që Tirana dhe Dibra nga një gjatësi prej 180 kilometrash, të shkurtohet në vetëm 74 kilometra. (koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite