Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, veçanërisht kryeministrin Albin Kurti dhe kryediplomaten Donika Gërvalla, për vendimin e Këshillit të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për mbajtësit e pasaportave serbe të lëshuara nga autoritetet serbe për qytetarët serbë të Kosovës.
Çitaku e cilësoi këtë vendim si një prapakthim të madh për sovranitetin dhe subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës, duke theksuar se kjo është një nga goditjet më të mëdha që ka marrë vendi që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008.
Ajo fajësoi Kurtin dhe Gërvallën për një qasje të papërgjegjshme dhe aventureske që, sipas saj, ka sjellë këtë rezultat.
“Ky është prapakthimi më i madh që i është shkaktuar sovranitetit dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës që nga 2008. Kemi ardhur në këtë pikë si rezultat i një qasje tërësisht të papërgjegjshme, aventureske, fëminore të binomit Kurti-Gërvalla. Kryeministri ka shpërfillur aleatët kryesorë”, ka thënë Çitaku në emisionin “FIVE” të Dukagjinit.
Ajo theksoi se vendimi për liberalizimin e vizave për pasaportat serbe është legjitimim i strukturave paralele serbe që operojnë në Kosovë. Sipas saj, ky vendim po vjen në një kohë kur Kurti proklamon shtrirjen e sovranitetit të Kosovës, por realiteti është ndryshe.
“Sepse është dokumenteve të lëshuara nga strukturat paralele të Serbisë në territorin e Kosovës, u është dhënë legjitimitet ndërkombëtar… Dhe kjo po vjen në një kohë kur Qeveria e Kosovës, përkatësisht kryeministri Kurti tërë ditën trumbeton për shtrirjen sovranitetit të Kosovës. Kurti fatkeqësisht e ka reduktuar idenë e sovraniteti në disa zyre brenda disa objekteve komunale në veri”, ka shtuar Çitaku.
Gërvalla ia lë fajin BE-së për heqjen e vizave për serbët, i akuzon se po punojnë për ndarje
Gjatë ditës, në një konferencë për media, Gërvalla ka shprehur pakënaqësinë e saj lidhur me këtë vendim, duke e cilësuar si një hap të gabueshëm nga ana e BE-së dhe ka theksuar se përgjegjësia për këtë vendim qëndron te BE-ja e jo te Kosova. /Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Çfarë mund të mësojë Ukraina nga misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë?

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Me kë po bisedon LVV-ja për formimin e qeverisë, flet Albulena Haxhiu

Moti gjatë javës së ardhshme, një front i ftohtë nga veriu i kontinentit pritet të depërtojë në Kosovë

A do ta mbështesë Nisma LVV-në në formimin e qeverisë, flasin nga partia e Limajt

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po shuhet përfundimisht dialogu Kosovë-Serbi? - Analistët në Beograd: Kosova s’është më temë

Aksident me fatalitet në Bresje të Fushë-Kosovës, mbyllet përkohësisht rruga Prishtinë-Pejë

Bota ngritet kundër Elon Muskut, 200 protesta në ditë kundër pronarit të Teslas

Goditeni nga rryma sa herë që prekni diçka? Ekspertët zbulojnë pse ndodh kjo dhe si të parandaloni

Prindërit e Gjestit thonë dy fjalë për Egli Takon, i kërkojnë falje familjarëve të saj

Bournemouth vendos çmimin për Antoine Semenyo – kërkohet nga tre klube të mëdha angleze