Perspektivat e një biznesi janë sikur dyert e vagonëve të trenit. Ju mund të kaloni nga njëri vagon te tjetri, në kërkim të një vendi. Sidoqoftë, çështja është se për ku është nisur treni dhe se a po shkon drejt vendit ku keni planifikuar të jeni.
Shumë organizata e kanë kaluar këtë fazë, ndaj mund të them se gjatë rrugës një numër i madh i tyre janë detyruar ta ndryshojnë strategjinë. Ju pëlqeu apo jo, është me rëndësi ta kuptoni sa më herët këtë, që të vendosni të zbritni nga treni apo të përgatiteni për destinacionin e ri.
Kështu, produktet dhe shërbimet duhet të zgjerohen, të ndryshohen apo të zëvendësohen në bazë të nevojës së tregut. Si biznes duhet të jeni sa më agjil, sepse tregu ka nevojë për risi në shërbime, ndërsa në vazhdimësi kërkohet vlera e shtuar e produkteve dhe shërbimeve tuaja. Si shembull: nëse deri tash produkti i shitjes suaj ka qenë patatja, është koha që klienteles t’ia ofroni këtë produkt edhe si “çips” me një shije unike që do të konsiderohej si vlerë e shtuar në treg.
E ardhmja po i ndryshon rregullat e të bërit biznes, kështu që formimi i ekipeve po bëhet proces i ndëlrikuar. Kjo kërkon ndërhyrje në strukturën organizative të biznesit dhe ridefinimin e roleve dhe përgjegjësive.
Jemi dëshmitarë që pozitat e punës si ekonomist, jurist apo referent nuk i shohim më në konkurset e publikuara, sepse nuk janë relevante. Por, edhe pozitat e reja kërkojnë ndryshime, e madje shumë prej tyre të shkrihen me njëra-tjetrën. Strukturimi i organizatës në bazë të strategjisë dhe vizionit është pikë kyçe, sikurse krijimi i një ekipi të fortë të futbollit me qëllim të fitimit të kampionatit. Andaj, kushtojini rëndësi ekipit dhe definimit të roleve dhe përgjegjësive për shërbime sa më atraktive.
Qëndrueshmëria e biznesit nuk përfundon me kaq, sepse sfidat e brendshme – që mund të paraqiten tek secili biznes – janë po aq të mëdha sa edhe ato të jashtmet.
Në vazhdim i paraqesim pikat ku duhet fokusuar secili biznes, duke nxitur ekipin drejt një performance sa më të mirë. Për më shumë detaje, vlen të theksohet se ka forma të ndryshme të realizimit të një vlerësim të tillë të shëndetit të biznesit përmes produktit OHC, i cili tani gjendet edhe në tregun tonë.
1. Për një biznes të qëndrueshëm, organizata duhet vazhdimisht të bëjë vlerësimin e bazës strategjike, duke e krahasuar me praktikat më të mira të kompanive të suksesshme;
2. Një staf i motivuar është garanci për lidershipin për të hyrë në çfarëdo sfide të tregut, duke mos iu frikësuar dështimeve nga brenda. Nganjëherë, pengesat në performancë reflektohen nga pakënaqësitë e stafit të cilat nuk janë identifikuar nga menaxhmenti;
3. Përfshirja e personelit në marrjen e përgjegjësive, duke i fuqizuar që të japin maksimumin si aksionarë të vërtetë të biznesit, nuk kërkon shumë investim në krahasim me rezultatet që mund t’i arrini me motivimin e tyre;
4. Identifikimi i pengesave në ekipe dhe krijimi i një ambienti ku punëtorët zhvillohen, do të bënte që niveli i kulturës së organizatës të rritej vazhdimisht. Kjo do të reflektonte në shtimin e efikasitetit në punë, që mund të jetë shtytje për zhvillim të vazhdueshëm të menaxhmentit;
5. Me rëndësi është edhe përcaktimi i objektivave të organizatës për një vit kalendarik dhe komunikimi i tyre tek të gjitha nivelet. Në këtë rast, energjia e organizatës përqendrohet në atë drejtim me shumë pak përpjekje të humbura në arritjen e objektivave.
Qëllimi i secilit biznes është suksesi dhe kjo domosdo që kalon nëpër sfida të caktuara. Andaj, duhet t’ia “dini hallin vetes” dhe ta analizoni shëndetin e organizatës. Performanca e dobët brenda është një nga faktorët kyç që pengon në arritjen e qëllimeve dhe objektivave dhe që gjithashtu ndikon keq në mundësitë e rritjes së profitit.
Krejt për fund, ju rikujtojmë se Troja është pushtuar nga brenda – edhe pse për 10 vite u rezistoi të gjitha sfidave nga jashtë.
(Autori është themelues/CEO i kompanisë “Be Consulted”)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës