Kompania Mace ka nënshkruar një kontratë me vlerë 1.19 miliardë dollarë, për ta ndërtuar Kullën e Mbretërisë në Jeddah. Megjithatë, punimet nuk do t’i bëjnë vetë, por me kompaninë tjetër britanike EC Harris, ndërsa rrokaqielli duhet të jetë gati në vitin 2018. Ndërtesa do të ketë 500.000 metra katrorë.


jeddah3

Me përfundimin e saj, rrokaqiell më i lartë momentalisht në botë, Burj Khalifa në Dubai - 828 metra - do të jetë një “xhuxh” në krahasim me ndërtesën e re arabe.

Kulla e Mbretërisë do të ketë 59 ashensorë, me një shpejtësi të ngjitjes dhe uljes prej 10 metra në sekondë, ndërsa në katet e fundit do të jetë edhe hoteli me katër yje, Four Seasons.

jeddah4

Princi saudit, miliarderi Al-Waleed bin Talal, i cili ka financuar tërë projektin, fillimisht donte që rrokaqielli të jetë 1,6 kilometra i lartë, por hoqi dorë nga ideja për shkak të frikës se toka nuk do të jetë në gjendje të mbajë themelet e ndërtesës së tillë, raporton Daily Mail.

Ky princ, me përfundimin e Kullës Mbretërore, dëshiron që botës (dhe rivalëve të brendshëm) t’ia dërgojë një mesazh të qartë të forcës së tij në këto kohë të vështira për ekonominë botërore. /Telegrafi/