LAJMI I FUNDIT:

Rrogat e mjekëve, infermierëve dhe mësuesve në Shqipëri do të rriten nga 1 korriku, kush përfiton më shumë

Rrogat e mjekëve, infermierëve dhe mësuesve në Shqipëri do të rriten nga 1 korriku, kush përfiton më shumë

Nga 1 korriku paga mesatare bruto e një mësuesi do të jetë 104 mijë e 800 lekë (1,000 euro) nga më pak se 72 mijë lekë aktualisht (670 euro).

Në Fletoren Zyrtare është botuar vendimi “Për miratimin e dokumentit të politikave prioritare 2025–2027” i cili parashikon një rrije me 32 mijë e 803 lekë (300 euro) apo 31.3 për qind për arsimtarët.

Pas zbritjes së kontributeve shoqërore dhe shëndetësore, ajo që do të marrë në dorë përllogaritet në 83 mijë e 338 lekë (rreth 800 euro).


Rrogat e mjekëve, infermierëve dhe mësuesve do të rriten nga

Me 20 mijë lekë (rreth 200 euro) apo 11.5 për qind parashikohet të rriten edhe pagat e mjekëve të përgjithshëm.

Nga 174 mijë lekë aktualisht (1,660 euro), paga e kësaj kategorie punonjësish shëndetësorë do të jetë 194 mijë lekë (1,850 euro). Pas taksave, paga neto që do të marrë një mjek i përgjithshëm do të jetë pak më shumë se 152 mijë lekë (1450 euro).

Rrogat e mjekëve, infermierëve dhe mësuesve do të rriten nga

Pas rritjes me 7 për qind majin e vitit të shkuar, pagat edhe infermierëve do të rriten edhe me 23 për qind të tjera. Pas vendimit që pritet të merret në prill e të zbatohet nga 1 korriku, paga mesatare bruto e një infermieri do të rritet në 80 mijë e180 lekë nga 65 mijë e 180 lekë aktualisht.

Megjithatë, pasi të mbahen detyrimet, infermierët do të marrin në dorë më pak se 65 mijë lekë (620 euro).

Rrogat e mjekëve, infermierëve dhe mësuesve do të rriten nga

Sipas vendimit të publikuar në Fletoren Zyrtare, paga mesatare bruto në administratën qendrore do të rritet me 35 mijë e 627 lekë apo gati 50 për qind. Deri në fund të vitit në fund të vitit ajo parashikohet të arrijë në 107 mijë e 257 lekë nga 71 mijë e 630 lekë në muaj aktualisht.

Rrogat e mjekëve, infermierëve dhe mësuesve do të rriten nga

Reforma për rritjen e pagave pritet të vijojë edhe në 2025, për t’u shtrirë në administratën vendore. Nga viti i ardhshëm, qeveria do të dyfishojë fondin për pagat në bashki. Nga më pak se 1.5 miliardë lekë këtë vit, transferta e pakushtëzuar sektoriale për rritjen e nivelit të pagave do të rritet në gati 2.7 miliardë lekë.

Rrogat e mjekëve, infermierëve dhe mësuesve do të rriten nga

Dhe në një kohë që kreditë janë rritur, e kundërta ka ndodhur me depozitat. Në shkurt pati 5.4 miliardë lekë më pak të kursyera në banka se në janar. Rritja e interesave vetëm në njërin kah, atë të kredive duket se ka ndikuar që qytetarët  dhe sipërmarrësit shqiptarë të tërheqin paratë nga bankat./A2 CNN

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Lajme
Kalo në kategori