LAJMI I FUNDIT:

Rrjeti i Shitësve me Pakicë: Dyqanet me produkte ushqimore do të punojnë prej orës 08:00 deri në 20:00

Rrjeti i Shitësve me Pakicë: Dyqanet me produkte ushqimore do të punojnë prej orës 08:00 deri në 20:00

Rrjeti i Shitësve me Pakicë përmes një komunikate për media ka treguar për ri-organizimin e orarit të punës në pikat e shitjes dhe zinxhirin e dyqaneve. Vendimi, sipas tyre, ka për qëllim kujdesin e shtuar edhe për stafin e pikave të shitjes duke shkurtuar orarin e tyre të punës dhe lehtësimin e organizimit të transportit për ta.

Por, kjo gjithmonë do të bëhet duke marrë për bazë kërkesat e konsumatorëve.

Më poshtë e keni komunikatën e plotë:


Marrë për bazë situatën në të cilën ndodhemi si dhe shqetësimin e shpërndarjes së coronavirusit (Covid-19), ju njoftojmë që ne po bëjmë maksimumin për të gjithë ju dhe familjet tuaja në mënyrë që të mos mungojë ushqimi dhe produktet bazike që po kërkohen në këtë situatë. 

Ne jemi duke punuar bashkërisht dhe që të jemi në përputhje me gjendjen e jashtëzakonshme të shëndetit publik ju njoftojmë që rrjetet e dyqaneve me produkte ushqimore do të punojnë me orar prej orës 08:00 deri në 20:00.

Vendimi do të fillojë të zbatohet nga data 17 mars 2020. 

Shfrytëzojmë rastin të falënderojmë të gjithë kolegët në pika të shitjes, bashkëpunëtorët si dhe furnizuesit që po punojnë vazhdimisht për t’ju bërë ballë nevojave tuaja. Vendimi ka për qëllim kujdesin e shtuar edhe për stafin e pikave të shitjes duke shkurtuar orarin e tyre të punës dhe lehtësimin e organizimit të transportit për ta, gjithmonë duke marrë për bazë kërkesat e konsumatorëve. 

Ne duhet të punojmë së bashku dhe na duhet ndihma e juaj! 

Andaj, ju lutemi të jeni të vëmendshëm rreth furnizimit, konsiderojeni mënyrën e blerjes tuaj si dhe respektoni orarin e pikave të shitjes që ka për qëllim të mbrojë punëtorin dhe familjen e tyre në këtë situatë. 

Rrjeti garanton furnizim të vazhdueshëm me produkte esenciale dhe ushqime. 

Së bashku mund të sigurohemi që po ruajmë familjen, shoqërinë dhe të afërmit e sidomos të moshuarit të cilët kërkohet të qëndrojnë në shtëpi. 

Duke ju shërbyer juve dhe duke u kujdesur për kolegët tanë është gjithmonë prioriteti i jonë. Vetëm bashkërisht mund t’ia dalim kësaj sfide“.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Ekonomi
Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Ekonomi
Dhuro me zemër për personat me sindromën Down

Dhuro me zemër për personat me sindromën Down

Ekonomi
Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Ekonomi
Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Botë
Deklarimi i pasurisë, ja sa zyrtarë publikë pritet të deklarojnë pasurinë sivjet

Deklarimi i pasurisë, ja sa zyrtarë publikë pritet të deklarojnë pasurinë sivjet

Ekonomi
Kalo në kategori