LAJMI I FUNDIT:

Rrjetet sociale do të bashkëpunojnë kundër ekstremistëve

Rrjetet sociale do të bashkëpunojnë kundër ekstremistëve

Rrjetet e mëdha sociale, YouTube, Facebook, Twitter, dhe Microsoft kanë thënë se do të punojnë së bashku të heqin propagandën terroriste nga faqet e tyre të internetit.

Kompanitë në fjalë kanë thënë më 5 dhjetor se ato do e krijojnë një bazë të përbashkët të të dhënave dhe të ndajnë postimet e ekstremistëve që ata kanë hequr nga faqet e tyre, me qëllim që t’iu tregojnë kolegëve të kompanive të tjera që të heqin edhe ata postimet e të njëjtëve.


Rrjetet sociale janë bërë mjet i fuqishëm i rekrutimit për grupin Shteti Islamik, duke mundësuar zgjerimin e rrjetit të tyre në botë përmes postimeve që radikalizojnë përkrahësit e tyre dhe inspirojnë disa prej tyre edhe të kryejnë sulme.

Kompanitë teknologjike janë nën presion çdo herë në rritje nga qeveritë perëndimore që të bëjnë më shumë për hequr postimet e tilla pas një seri sulmesh nga Kalifornia në Florida e deri në Nice të Francës dhe Bangladesh.

YouTube dhe Facebook kanë filluar të heqin automatikisht postimet e ekstremistëve.

Twitter ka pezulluar 235 mijë profile në mes të muajit shkurt dhe gusht ndërsa ka zgjeruar ekipet që mbikëqyrin postimet e ekstremistëve.

Baza e përbashkët e të dhënave do të fillojë punën vitin e ardhshëm, ndërsa ka mundësi që edhe kompani të tjera t’i bashkohen këtij partneriteti. /Rel/

Në trend Botë

Më shumë
Kush e vrau John F Kennedy? Atentati që tronditi botën

Kush e vrau John F Kennedy? Atentati që tronditi botën

Amerika
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Evropa
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Serbia
Një hienë me pika është shfaqur në Egjipt, për herë të parë në 5000 vjet

Një hienë me pika është shfaqur në Egjipt, për herë të parë në 5000 vjet

Botë
Senati konfirmon Pete Hegseth si Sekretarin e ri të Mbrojtjes, pavarësisht akuzave për sulme seksuale

Senati konfirmon Pete Hegseth si Sekretarin e ri të Mbrojtjes, pavarësisht akuzave për sulme seksuale

Amerika
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

Botë
Kalo në kategori