LAJMI I FUNDIT:

Rrjet interkonisioni të gazit të lëngshëm mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë

Rrjet interkonisioni të gazit të lëngshëm mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë

Zëdhënësi i Qeverisë së Muhamet Hoxha bëri të ditur se në mbledhjen e mbrëmshme të qeverisë u mor vendimi për ndërtimin e një rrjeti interkonisioni të gazit të lëngshëm mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me Republikën e Greqisë. I gjithë projekti do të kushtojë 103 milionë euro ku pjesa e Maqedonisë do të jetë 68 km dhe do t’i kushtojë shtetit 55 milionë euro. Pjesa greke do të jetë 50 km dhe do të kushtojë 49 milionë euro. Pjesa më e madhe e financimit do të jetë nga pjesa më e madhe e institucioneve që do të marrin hua bankare, grante dhe ndihmat e tjera.

“Në kontekst të përmirësimit të infrastrukturës së gazit duam t’ju informojmë se Qeveria e shqyrtoi dhe e pranoi tekstin e Marrëveshjes së harmonizuar mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Greqisë për ndërtimin e interkoneksionit për transmetimin e gazit natyror. Me këtë Marrëveshje për ndërtim të përbashkët të interkonektorit me Greqinë do të mundësohet lidhje me gaz e Evropës Qendrore dhe Juglindore, me qëllim të avancimit të diversitetit dhe konkurrencës së furnizimit me gaz natyror dhe sigurisë në furnizimin e rajonit”, deklaroi Muhamet Hoxha, zëdhënës i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Verut.

“Në përputhje me studimin Fizibiliti, vlera e përgjithshme e projektit është 103 milionë euro. Pjesa maqedonase me gjatësi prej 68 km do të kushtojë 55 milionë euro, ndërsa pjesa greke e cila është në gjatësi prej 50 km do të kushtojë 49 milionë euro. Mjetet financiare janë paraparë të sigurojnë pjesën më të madhe nga institucionet financiare ndërkombëtare, grant investues dhe ndihmë teknike”, tha Hoxha.


Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori