Imazhet e konceptit Lamborghini Lanzador – një pamje paraprake e veturës së parë elektrike nga firma italiane e superveturave – janë shfaqur në internet përpara afatit, apo ndryshe 36 orë para zbulimit të saj zyrtar.
Të shpërndara gjerësisht në rrjetet sociale – duke përfshirë edhe llogarinë në Instagram Actu Auto – fotografitë konfirmojnë se koncepti elektrik me dy dyer, do ta mbajë emrin Lanzador, e që në spanjisht përkthehet në “hedhës”.
Kompania gjithashtu ka konfirmuar se modeli i prodhimit pritet të lansohet në vitin 2028. Siç u konfirmua më parë nga drejtuesit e Lamborghini, vetura elektrike është një “coupe” me dy dyer, me katër ulëse dhe një lartësi më të lartë drejtimi – duke kapërcyer hendekun midis superveturave të kompanisë dhe Urus SUV, raporton Drive, transmeton Telegrafi.
View this post on Instagram
Lanzador gjithashtu huazon shenja dizajni nga Lamborghini-t e tjerë të rinj, sikurse fenerët e përparmë në formë të shkronjës Y, harqet të ndezura të rrotave si dhe linja më agresive të trupit.
Brenda, Lanzador ka një kabinë në stil avioni, me ekrane digjitale për shoferin dhe pasagjerët. Ka një konzolë qendrore, dhe ulëse të pasme të cilat edhe mund të palosen. Çelësat e ndërrimit dhe butonat përgjatë pultit dhe timonit janë në përputhje me frymëzimin e stilit të avionit.
Lanzador pritet që të fuqizohet nga arkitektura në ardhje për veturat elektrike të Volkswagen Group SSP Sport e projektuar për veturat sportive me performancë të lartë, me sistem elektrik prej 800 voltëve duke lehtësuar karikimin e shpejtë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si u krijua logoja e Mercedesit?

Radari për matjen e shpejtësisë u solli miliona, zyrtarët e qytetit gjerman thonë se do t’i investojnë në shkolla dhe pishina

Vetura elektrike më e shitur, nuk është as në mesin e 25 automjeteve të reja më të kërkuara në Evropë

Gjermanët vazhdojnë të hezitojnë të kalojnë në automjete elektrike – zbulohen arsyet kryesore

Audi do të fokusohet tek luksi - çmimet do të rriten ndjeshëm

Maserati bën histori - arrin shpejtësi rekord pa shofer fare

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës