LAJMI I FUNDIT:

Rritja e shitjeve të Porsche 911, tregon se ende ka kërkesë për makinat sportive (Foto)

Rritja e shitjeve të Porsche 911, tregon se ende ka kërkesë për makinat sportive (Foto)

Në të njëjtën kohë, Macan dhe Cayenne ja shitur mjaft mirë

Porsche ka pasur shitje të mahnitshme, sa i përket deri më tani gjatë 2018-ës, transmeton Telegrafi.

Vetëm gjatë pjesës së parë të vitit, Porsche ka shitur globalisht 130,598 njësi. Pos që është një rritje për tre për qind, në krahasim me vitin e kaluar, është gjysmë viti me më së shumti shitje në historinë e Porsche. Suksesi vjen, shkaku i rritjes së kërkesës edhe për disa modele tjera sportive.


Panamera ka pësuar rritje të fuqishme prej 20,500 njësi, që është dyfishi i atyre që janë shitur në pjesën e parë të 2017-së.

Suksesi i Panameras është shkaku i ndryshimeve që ka pësuar gjenerata e fundit, si dhe rifreskimi i variantit Sport Turismo. Pos kësaj, sukses ka pasur edhe modeli 911. Me 21,400 njësi të shitura në gjashtë muaj, kjo linjë ka pasur rritje dyshifrore prej 28 për qindësh.

Megjithëse prodhuesit janë fokusuar krejtësisht te makinat SUV, duke i konsideruar si të ardhme të automobilizmit, ndryshimet e fundit tregojnë se edhe makinat sportive janë ende të kërkuara. As makinat SUV nuk kanë mbetur pa u shitur, duke qenë mjaft të kërkuara në treg.

Që të dy modelet SUV, i kanë tejkaluar shitjet e 911, ndërsa makina më e shitur e kompanisë është Macan.

Prej se ka filluar viti, Porsche ka shitur 46,600 njësi nga Macan, teksa Cayenne është shitur në 28,700 njësi. Pritet që fokusi të jetë ende në SUV, por kompania të punojë edhe modele tjera sepse të gjithë kanë nevojë për pak adrenaline makine sportive. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Duhet të paguajë 27 mijë euro gjoba - por nuk ka fare veturë

Duhet të paguajë 27 mijë euro gjoba - por nuk ka fare veturë

Auto
Zbulohet çmimi i veturës më të lirë elektrike nga Volkswagen

Zbulohet çmimi i veturës më të lirë elektrike nga Volkswagen

Auto
Shaq i famshëm ka probleme me supermakinat, pavarësisht se vazhdon të blejë ato

Shaq i famshëm ka probleme me supermakinat, pavarësisht se vazhdon të blejë ato

Auto
Njihuni me veturën më të gjatë në botë e cila mund të akomodojë deri në 75 persona - brenda ka edhe një pishinë

Njihuni me veturën më të gjatë në botë e cila mund të akomodojë deri në 75 persona - brenda ka edhe një pishinë

Auto
Nuk është shaka e AliExpress - mund të blini një motor të vërtetë të Volkswagenit

Nuk është shaka e AliExpress - mund të blini një motor të vërtetë të Volkswagenit

Auto
Hakerët në SHBA vodhën Rolls-Royce Dawn, ia ndërruan adresën kamionin ku duhej ta dorëzonte – kaq mjaftoi të “zhduket”

Hakerët në SHBA vodhën Rolls-Royce Dawn, ia ndërruan adresën kamionin ku duhej ta dorëzonte – kaq mjaftoi të “zhduket”

Auto
Kalo në kategori