Pensionistët e Kosovës nga muaji tetor kanë marrë pensionet me rritje prej 20 për qind.
Rritja prej 20 për qind për pensionistët është parë me pesimizëm nëse do të mund t’i mbulojnë shpenzimet e tyre për shkak të inflacionit në vend viteve të fundit.
Selatin Kllokoqi, nga Demokracia Plus një prononcim për Telegrafin u shpreh se pensionet bazike prej 120 janë të pamjaftueshëm për pensionistë.
“Është mirë që janë rritur pensionet, çdo herë kur rritën është mirë sepse janë të pamjaftueshme ato që marrin. Nëse marrin parasysh inflacionin në këto vitet e fundit, atëherë kjo rritje nuk e mbulon inflacionin, prandaj duhet punuar që pensionistët së paku të indeksohen me inflacionin dhe rritjen ekonomike. 120 euro nuk mjaftojnë për një pensionist”, u shpreh ai.
Kllokoqi vlerëson se mbështetja që u jepet pensionistëve nuk është e mjaftueshme, derisa shtoi se duhet punuar më shumë që pensionistët të kenë një pleqëri të qetë.
Ndërsa, nga Departamenti i Pensionistëve në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, kanë thënë për Telegrafin, se numri i pensionistëve që marrin pensione bazike ndryshon nga muaji në muaj.
“Ky numër, ndryshon nga muaji në muaj, marrë parasysh personat që dalin në pension në vazhdimësi, apo edhe atyre që ju ndërpritet për shkak të vdekjes apo shkaqeve tjera të vendosura me Ligj. Mirëpo, marrë parasysh numrin e pensionistëve të kësaj skeme për muajin e fundit – tetor 2024 numri i pensionisteve të pensionit bazik të moshës është: 153,383 persona”, thuhet në përgjigjen për Telegrafin.
Në anën tjetër, Jeton Dema nga Trusti Pensional i Kosovës, ka bërë të ditur për Telegrafin, se janë mbi 14 mijë të pensionuar që janë duke marrë pensionet kontributdhënëse.
Gjithashtu, ai ka treguar edhe për numrin e qytetarëve kontribuues që kanë marrë kursimet që nga themelimi i Trustit.
“Aktualisht, në shtator 2024, janë 14,260 të pensionuar që janë duke marrë pensione nga Trusti. Ndërsa nga themelimi e deri më tani rreth 80 mijë kontribuues kanë tërhequr kursime nga Trusti”.
Ndërsa sa i përket rregullave për tërheqje të kursimeve pensionale, ato janë sikurse vijon:
Sipas legjislacionit në fuqi, që edhe për vitin 2023 nuk ka pësuar ndonjë ndryshim, kursimet pensionale mund të tërhiqen nga FKPK-ja nga kontribuuesi ose trashëgimtari në këto raste:
a) Kur arrihet mosha e pensionit (aktualisht me ligj është caktuar mosha 65 vjeçare);
b) Kur ka certifikatë invaliditeti nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale;
c) Kur vdes para pensionimit, e që në këtë rast trashëgimtarët ligjor të tij/saj e tërheqin gjithë bilancin e kursyer;
d) Në rastet kur shtetasit e huaj kanë paguar kontribute pensionale, duke mos qenë të obliguar ligjërisht t’i paguajnë në FKPK.
Si mund të tërhiqen kursimet?
Programi i Tërheqjes në Faza (PTF) PTF është i tillë që përfituesit në këtë skemë tërheqin nga kursimet e tyre çdo muaj nga €200) ose 1% të bilancit në momentin e pensionimit (varësisht prej bilancit: deri 20 mijë euro bilanc nga 200 euro dhe mbi 20 mijë euro nga 1%, derisa i gjithë bilanci të shterojë.
Përfituesit mund të zgjedhin njërën nga pesë bankat që ofrojnë shërbimin PTF: NLB Prishtina, Banka për Biznese, Banka Ekonomike ose Banka Kombëtare Tregtare (BKT), duke përfituar kështu nga një trajtim specifik, sipas kontratës së FKPK-së me këto banka. Kontribuuesit që i tërheqin kursimet pasi arrijnë moshën e pensionit zgjedhin të marrin 0% ose 20% të kursimeve në një pagesë dhe shuma tjetër iu drejtohet në PTF.
Programi i Tërheqjes së Menjëhershme – Nëse një kontribuues ka bilanc në llogari më pak se €3,000 kursime pensionale atëherë e gjitha shuma tërhiqet me një pagesë të vetme.
Tërheqjet e tjera (invaliditeti dhe rastet e vdekjes) Kontribuuesit që i tërheqin mjetet për shkak të invaliditetit do t’i marrin kursimet e tyre përmes programit PTF në shumë prej €200 deri në:
i) periudhën që u mbaron invaliditeti; ose
ii) derisa kursimet e tyre shterojnë – cilado që ndodhë e para.
Në anën tjetër, përfituesit e kontribuuesve të vdekur mund të zgjedhin që t’i tërheqin të gjitha kursimet menjëherë ose t’i transferojnë ato në llogarinë e tyre të kursimeve pensionale në FKPK. Për secilin rast të tërheqjes, ato i nënshtrohen tatimit në të ardhura, sipas legjislacionit në fuqi.
Tërheqja minimale mujore dhe pragjet e tërheqjes përcaktohen nga Rregulloret e BQK-së.
Ndryshe, vendimi i Qeverisë për rritjen e pensioneve është kritikuar nga partitë opozitare, të cilët kanë vlerësuar se vendimi për rritje është marrë për shkak të zgjedhjeve që do të mbahen në shkurt të vitit 2025./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?