Rritja ekonomike e Kosovës mbetet e lartë përderisa konkurrenca ende paraqet sfidë, thuhet në programin e ri të reformës ekonomike, i miratuar nga Këshilli Evropian.
Krahasuar me rajonin, normat e rritjes së Kosovës mbeten të larta në 2018, të mbështetura nga investimet publike dhe konsumi privat, thotë Programi i fundit i Reformës Ekonomike të Kosovës (ERP), sipas të cilit në të njëjtën kohë pengesat strukturore ndaj rritjes ende paraqesin sfidë.
ERP u diskutua të premten e kaluar nga përfaqësuesit e shteteve anëtare të BE-së, Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë, Komisionit Evropian dhe Bankës Qendrore Evropiane, si dhe përfaqësuesit e bankave qendrore të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë në takimin e tyre vjetor të dialogut të politikës ekonomike në Bruksel.
Në takim u shqyrtua Programi i Reformës Ekonomike në Kosovë, duke u fokusuar në veçanti në konkurrencën, e cila mbetet temë kryesore në dialogun ekonomik BE-Kosovë.
Është thelbësore që Kosova të rrisë përpjekjet e saj në luftimin e ekonomisë joformale, duke ruajtur disiplinën fiskale, duke siguruar rritje të shëndetshme të kredive, liberalizimin e plotë të tregut të energjisë dhe përmirësimin e kushteve të tregut të punës në veçanti për gratë dhe të rinjtë.
Një temë e përbashkët në rajon, përfshi Kosovën, është nevoja për të adresuar korrupsionin dhe sundimin e dobët të ligjit dhe institucionet.
Nataliya Apostolova, shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuese e Posaçme e BE-së, nënvizoi se me ushtrimin e ERP-së, Kosova dhe Ballkani Perëndimor pasqyrojnë procesin Semestral Evropian.
“Zbatimi i masave të reformës të përshkruara në ERP do të kontribuojnë ndjeshëm në heqjen e barrierave ndaj rritjes dhe konkurrencës. Kosova është zotuar të shtojë përpjekjet në këtë drejtim, me mbështetjen e BE-së. Këto përpjekje jo vetëm që do ta afrojnë Kosovën më afër BE-së, duke ndihmuar në përmbushjen e kritereve ekonomike të Kopenhagës, por më e rëndësishmja, do të sjellin përfitime të prekshme për cilësinë e jetës së popullit të Kosovës”, deklaroi Apostolova.
Në takim u lavdërua puna e autoriteteve, në veçanti e Ministrisë së Financave dhe Zyrës Strategjike të Kryeministrit, në adresimin e disa prej këtyre çështjeve dhe është pranuar se nevojitet më shumë punë dhe bashkëpunim më të ngushtë për të vazhduar më tej me këtë agjendë sfiduese.
Këtë vit u dakorduan gjashtë masa specifike për reforma të synuara, të cilat duhet ta ndihmojnë Kosovën që të përparojë për të arritur parashikimin ambicioz të rritjes:
Të përfundohet procesi i certifikimit dhe riklasifikimit të veteranëve të luftës në mënyrë që të ulën kostot e skemës pensionale për veteranët e luftës në pajtim me legjislacionin aktual.
Të sigurohet, nëse është e nevojshme përmes legjislacionit dytësor në Ligjin për Pagat Publike, që buxheti i vitit 2020 të jetë në përputhje me rregullat ekzistuese fiskale, në veçanti me rregullat e ligjit të pagave.
Të përmirësohet mbledhja e të ardhurave tatimore në mënyrë që parashikimet ambicioze të të ardhurave për vitin 2019 të përmbushen plotësisht.
Të përmirësohet mbikëqyrja financiare dhe llogaridhënia e ndërmarrjeve publike.
Të forcohen kapacitetet institucionale në nivel qendror dhe lokal të qeverisjes në planifikimin e investimeve shumëvjeçare dhe menaxhimin e projekteve të investimeve me qëllim të përmirësimit të ekzekutimit të shpenzimeve kapitale.
Të përgatitet një dokument për themelimin e një organi të pavarur për mbikëqyrjen fiskale për konsultime të mëtejshme me palët e interesit, përfshi BE-në.
Të vazhdohet me përmirësimin e instrumentit analitik të bankës qendrore, përfshi krijimin një studimi të pritjeve të inflacionit.
Të adresohen më tej faktorët themelorë ligjorë dhe institucionalë që pengojnë qasjen në financa për NVM-të.
Të monitorohet për së afërmi paraqitja e rreziqeve potenciale të stabilitetit financiar në lidhje me segmentin e kredive konsumuese, duke përdorur mjete të përshtatshme të politikave mikro dhe makro-prudenciale, nëse është e nevojshme.
Vendimet në lidhje me mbajtjen e letrave me vlerë të qeverisë nga Banka qendrore të bazohen mbi një politikë transparente të investimeve dhe gradualisht të ulet niveli i tyre për të shmangur shuarjen e aktivitetit të sektorit privat në tregun sekondar.
Të rritën stimujt për efiçencë të energjisë për sektorin privat dhe amvisëritë; të miratohet një plan që përfshin përshtatjen graduale të tarifave të energjisë që pasqyrojnë rritjen e pritur të kostove dhe masat lehtësuese për konsumatorët e cenuar; të përmirësohen skemat mbështetëse për projektet e energjisë së ripërtërirë me vendosjen e ofertimit/ankandeve konkurruese për mbështetjen e burimeve të ripërtërira.
Të sigurohet zbatimi i Strategjisë së Re dhe Planit të Veprimit 2019-2023 për luftimin e ekonomisë joformale në pajtim me afatet e përcaktuara kohore, duke integruar veprimet e duhura për të trajtuar punën e padeklaruar.
Të zhvillohen masa aktive për rritjen e pjesëmarrjes së grave në tregun e punës dhe punësim. Të rritet ofrimi i arsimit dhe aftësimit profesional për profesionet e kërkuara. Të rriten investimet në arsim, me fokus të veçantë në zgjerimin e arsimit të hershëm në fëmijëri.
Ndryshe, Programi i Reformës Ekonomike është një dialog për qeverisje ekonomike midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë. ERP ka për qëllim të përgatisë rajonin për pjesëmarrje në të ardhmen në sistemin e koordinimit të politikës ekonomike të BE-së, i njohur si Semestri Evropian. /Kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rsz_foto_03-1-380x233.jpg)
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë
![Elegancë dhe dashuri – Eksploroni buqetat e veçanta te Exquisite Events](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/429905535_813531057438187_3517285674940288901_n-380x233.jpg)
Elegancë dhe dashuri – Eksploroni buqetat e veçanta te Exquisite Events
![Minimi i shtatë i masave shkëmbore, të enjten do të ketë bllokim të rrugës Prishtinë-Pejë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-47-380x233.jpg)
Minimi i shtatë i masave shkëmbore, të enjten do të ketë bllokim të rrugës Prishtinë-Pejë
![Perla luksoze që po lind në bregdetin shqiptar: Dukagjini Resort merr dritën e gjelbërt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-120251-780x439.png)
Perla luksoze që po lind në bregdetin shqiptar: Dukagjini Resort merr dritën e gjelbërt
![Minimi i shtatë i masave shkëmbore, të enjten do të ketë bllokim të rrugës Prishtinë-Pejë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-47-780x439.jpg)
Minimi i shtatë i masave shkëmbore, të enjten do të ketë bllokim të rrugës Prishtinë-Pejë
![Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Lajm-per-native-780x439.png)
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!
![Super loja e vitit 2025 në Petrol Company!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Artikulli-2-1-780x439.jpg)
Super loja e vitit 2025 në Petrol Company!
![Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/KONS2131-1130x635px-780x439.jpg)
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College
![Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/cover-1-780x439.png)
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re