LAJMI I FUNDIT:

Rritja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare, ZRRE-së i kërkohet shqyrtim i jashtëzakonshëm për situatën me energji

Rritja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare, ZRRE-së i kërkohet shqyrtim i jashtëzakonshëm për situatën me energji

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), njofton se sot ka pranuar Aplikimin për Shqyrtim të Jashtëzakonshëm të të Hyrave të Lejuara Maksimale për Furnizuesin me Shërbim Universal (FSHU).

Sipas njoftimit, FSHU kërkesën e saj e bazon në mos-disbursimin e subvencionit të zotuar nga Qeveria e Kosovës dhe situatën e krijuar në tregun e energjisë me shumicë si pasojë e rritjes enorme të çmimeve të energjisë elektrike në tregjet ndërkombëtare.

“Në aplikacionin për shqyrtim të jashtëzakonshëm, FSHU thekson se është duke operuar nën kosto, pasi që kostot e FSHU-së nuk janë duke u mbuluar përmes tarifave dhe subvencionit të lartpërmendur, si rezultat i mos-disbursimit të subvencionit nga Qeveria e Kosovës”, thuhet në komunikatën për media.


Sipas FSHU-së, vlera e subvencionit për periudhën 9 shkurt – 30 qershor 2022 ka tejkaluar shumën prej 32.8 milion euro.

“Vetëm mungesa e mos-disbursimit të subvencionit tejkalon pragun e materialitetit prej 5% ashtu siç parashihet në nenin 11 të Rregullës për të Hyrat e FSHU-së. Rregullatori në propozimin përfundimtar për tarifat e energjisë elektrike me pakicë kishte marrë parasysh alokimin e subvencionit shtesë prej 10 milion euro sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 05/55 të datës 21.01.2022, si dhe vendimin Nr. 01/60 të datës 05.02.2022, për subvencionimin e energjisë në vlerë prej 90 milion euro”.

“Si rezultat i këtyre vendimeve për subvencionim, tarifat me pakicë për konsumatorët jo-familjar (biznesor) dhe për konsumatorët familjar me konsum mujor deri në 800kËh, mbetën të pandryshuara. Vendimet e tilla, kishin marrë në konsideratë përballueshmerinë e tarifave nga konsumatorët e rregulluar, sigurinë dhe vazhdueshmërinë e furnizimit me energji elektrike, si dhe e likuiditetin financiar të ndërmarrjeve të energjisë”.

Aplikacioni i FSHU-së për shqyrtimin e jashtëzakonshëm mund të gjendet në faqen elektronike të ZRRE-së në linkun: https://www.ero-ks.org/zrre/sq/proceset-e-shqyrtimeve-tarifore

ZRRE thotë do të shqyrtojë këtë kërkesë dhe do të mbajë të njoftuar publikun në lidhje me veprimet që do të ndërmerren.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
Kalo në kategori