LAJMI I FUNDIT:

Rritet numri i zjarreve në Pollog, ankohen zjarrfikësit (Video)

Rritet numri i zjarreve në Pollog, ankohen zjarrfikësit (Video)

Muajt e pranverës kur edhe fillon pastrimi i arave dhe livadheve është shtuar tej mase numri i zjarreve si nëpër fushat e Pollogut, ashtu edhe në malësinë e Sharrit. Gjithashtu shqetëson fakti që këtë vit është dyfishuar edhe numri i zjarreve në objektet e banimit dhe lokalet afariste. Zjarrfikësit nga ana tjetër ankohen për mungesë të kushteve dhe pajisjeve gjë që ndikon në efikasitetin e punës së tyre.

“Kemi 150 intervenime që në krahasim me vitet e shkuara ky numër është shumë më i madh. Ne jemi duke intervenuar në paraqitjet e zjarreve me ato pajisje që i kemi, por na shqetëson fakti se shumë nga zjarret që paraqiten këtë vit janë nëpër objekte banimi apo objekte afariste me ç’rast na duhet edhe pajisje më të sofistikuara më bashkëkohore sepse edhe këto që i kemi i kemi pajisje të vjetruara. Jemi në hall të madh na duhet një automjet special kur duhet të intervenojmë nëpër ndërtesa të larta”, deklaroi për Alsat-M, Uka Aliti, kryeshef i Njësisë Kundër Zjarrit Tetovë.

Kushtet e rënda ku qëndrojnë dhe mungesa e hapësirave për stërvitje gjithashtu ndikon në punën e tyre sqarojnë zjarrfikësit.


Me rritjen e qytetit dhe shtimin e komunave në rajonin e Pollogut është shtuar edhe nevoja për krijimin e pikave të reja të zjarrfikësve, sidomos në komunën e Bogovinës dhe atë të Tearcës që janë më larg qytetit./Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=mz138gl6xfo

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori