LAJMI I FUNDIT:

Rritet numri i udhëtarëve në aeroportet e Shkupit dhe Ohrit

Rritet numri i udhëtarëve në aeroportet e Shkupit dhe Ohrit

Numri i udhëtarëve në dy aeroportet e Maqedonisë në vazhdimësi po shënon rritje, njoftoi Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

Nga janari deri në gusht këtë vit në aeroportin “Leka i Madh” në Shkup dhe aeroportin “Shën Apostol Pavle” në Ohër kanë udhëtuar gjithsej 1.339.065 udhëtarë, që paraqet rritje prej 10.5% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2016, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në aeroportin e Shkupit në periudhën janar-gusht 2017 kanë udhëtuar 1.223.630, ndërsa në aeroportin e Ohrit kanë udhëtuar 115.435 udhëtarë.


Destinacionet më të zakonshme sipas numrit të udhëtarëve në këtë periudhë kanë qenë Stambolli (12.5%), Cyrihu (9%), Viena (6.6%) dhe Bazeli (5.1%)./Telegrafi/