Parku i parë arkeologjik në Kosovë Ulpiana, është shndërruar në një qendër destimi, të cilin që nga hapja e tij në tetor të vitit 2016 e kanë vizituar mbi 12 mijë vizitor, vendor e të huaj.
Arkeologu, Milot Berisha tha se janë dëshmitarë se numri i vizitorëve në parkun arkeologjik Ulpiana po shtohet dita ditës, dhe rritje e dukshme po vërehet tani në sezonin e verës.
“Parku Arkeologjik Ulpiana tashmë është shndërruar në qendër destinimi për vizitor vendas, por edhe të huaj. Ne jemi dëshmitar se dita ditës po shtohet numri i vizitorëve dhe jemi shumë të kënaqur. Mund të them se që nga shpallja park në tetor të viti 2016, e deri më sot, kemi mbi 12 mijë vizitorë. Natyrisht që numri i vizitorëve rritet dukshëm gjatë verës, por nuk mund të them se zvogëlohet edhe shumë gjatë pjesës së vjeshtës. Ndoshta numri më shumë zvogëlohet në periudhën dhjetor, janar dhe shkurt”, tha ai.
Përgjegjësi për parkun arkeologjik, Milot Berisha tha për KosovaPress se përshtypjet e vizitorëve janë shumë të mira dhe se janë duke krijuar edhe një plan strategjik për staf të përhershëm, ndriçim të parkut dhe hapjes së një kafeneje dhe të një dyqani të suvenireve.
“Jemi shumë të kënaqur me vizitorët, jemi shumë të kënaqur me përshtypjet e tyre edhe besoj që shumë shpejt do ta përfundojmë edhe planin e administrimit dhe menaxhimit që nënkupton që këtu do të ketë edhe staf të përhershëm, por do të ketë edhe elektrifikim, ndriçim të këtij parku mbase edhe një kafeteri dhe një dyqan i suvenireve”, ka thënë Berisha.
Berisha më tej ka treguar se në vazhdën e ekspeditave sistematike që zhvillohen në Ulpianë, edhe këtë vit po zhvillojnë disa hulumtime arkeologjike në bashkëpunim me arkeologët nga Franca dhe studentët e Universitetit të Prishtinës.
Ndërkaq përshtypjet e vizitorëve në parkun arkeologjik Ulpiana janë shumë të mira dhe i përgëzojnë arkeologët për punën që kanë bërë.
Vizitori, Shaban Pllashniku i cili jeton në Suedi, tha se ka përshtypje shumë të mira për parkun arkeologjik Ulpiana, dhe ka këshilluar që të vazhdohet me këtë lloj të zbulimeve në Kosovë.
“Përshtypjet e mija këtu në këtë vendbanim të lashtë dardan janë shumë të mira dhe i uroj atyre që kanë bërë këtë punë, është punë e mirë, është punë madhështore për mendimin tim, dhe besoj në të ardhmen që të zbulojnë se në Kosovë ka edhe shumë e shumë të tjera kësi varreza apo kësi vendbanime tona që janë të lashta ilire”, tha ai.
Po ashtu edhe Ilir Pllashniku tha se është e para herë që viziton Ulpianën, të cilin e konsideron si vend të bukur, por shpreson që Ulpianën ta zbulojnë ashtu siç duhet.
Ndryshe, qyteti antik i Ulpianës është themeluar pas pushtimit romak në fillim të shekullit të parë nga perandori romak Marcus Ulpius Traianus. Zhvillimet më të mëdha të këtij qyteti kanë ndodhur në periudhën mes shekujve tre dhe katër, kohë kjo kur ky vend gëzonte epitetin “Municipi i Ulpianës Madhështore” i cili më pastaj në vitin 518 është shkatërruar pothuajse tërësisht nga një tërmet i fuqishëm.
Parku arkeologjik Ulpiana është organizuar në tre sektor, pjesa e parë përbëhet nga themelet e portës veriore dhe të kullave fortifikuese, gjurmët e themeleve të tavernës, pjesë të ruajtura nga të rrugës Cardo Mximus, kanali për shkarkimin e ujërave apo Cloaca Maxima, një bazilikë paleokristiane e fortifikuar, rrënojat e tempullit pagan me portik.
Ndërsa pjesa e dytë njihet si Nekorpoli Verior i Ulpianës, ku ishin varrezat e qytetit që i takojnë periudhës prej të paktën gjashtë shekujve të milenimut të parë. Ky sektor përbëhet nga varret e llojeve të konstruksioneve të ndryshme që karakterizohen nga ritet e varrimit të djegur, varrimit me vënie të lirë të trupit etj.
Dhe sektori i tretë i këtij parku ka emrin Bazilika Peshkopale me Pagëzimore, e cila është rruga kryesor që lidh portën lindore me atë perëndimore./KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri – patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker