Me rritjen e numrit të rasteve të reja COVID-19, në Klinikën Infektive është shtuar edhe numri i pacientëve që kërkojnë trajtim mjekësor. Aktualisht në këtë Klinikë po marrin trajtim mjekësor 45 pacientë, prej të cilëve tre janë në mjekim intensiv dhe në gjendje më të rëndë, ndërsa 28 të tjerë janë me oksigjenoterapi.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive, Arben Vishaj, ka thënë se ditëve të fundit pacientët e infektuar me COVID-19 janë kryesisht me variantin Delta, për çka potencon se ky variant veçse është në fillimet e tij.
Ai thotë se ditëve të fundit është rritur numri i pacientëve që i drejtohen kësaj klinike për ndihmë mjekësore, për çka kapacitetet e Klinikës Infektive kanë nisur të mbushen.
“Në Klinikën Infektive tani për tani kemi 45 pacientë, prej tyre 28 janë me oksigjenoterapi, tre i kemi në mjekimin intensiv në gjendje klinike më të rëndë… Ditëve të fundit kemi një rritje të numrit të pacientëve, kemi rritje edhe të pacientëve të infektuar. Ne çdo ditë pranojmë 8-10 pacientë, ndodh që lëshojmë një ose dy dhe kapacitetet e Klinikës dalëngadalë po fillojnë të mbushen… Ditëve të fundit IKSHPK, konkretisht Departamenti i Mikrobiologjisë ka dhënë një raport që në bazë të mostrave të testuara ka dominuar varianti Delta. Ne jemi të bindur se në vendin tonë tashmë ky shpërthim që është duke ndodhur. Është nga varianti Delta dhe e kemi të qartë që varianti Delta përhapet shumë më shpejt në masë, sesa variantet e tjera dhe këtë jemi duke e parë çdo ditë”, tha Vishaj.
Rritja e numrit të rasteve të reja me COVID-19, Vishaj deklaron se ka qenë e pritur dhe për këtë ai shprehet se kanë ndërmarrë masat e duhura për t’iu dalë në ndihmë pacientëve.
Vishaj thotë se pacientët që po kërkojnë ndihmë mjekësore e që janë në forma më të rënda klinike janë pacientët ende të pa vaksinuar.
“Ardhja e kësaj vale të infeksionit ka qenë e pritur. Sigurisht që janë ndërmarrë masat e duhura, po ja që natyra e këtij infeksionit është e tillë me kapacitete shumë të mëdha të transmisionit te njerëzit posaçërisht të pa vaksinuar. Ne jemi duke e vërejtur se format e rënda klinike kryesisht i kemi pacientët në moshë dhe të cilët nuk janë të vaksinuar. Kemi pasur gjashtë pacientë, të cilët kanë qenë të vaksinuar, kemi pasur pacientë edhe nga shtetet perëndimore, të cilët kanë qenë të vaksinuar me vaksina që ne nuk i kemi, Johnson & Johnson, dhe me Biontech. Dhe e kemi vërejtur se edhe vaksinat tona dhe ato vaksina që i kanë marrë jashtë shtetit kanë qenë shumë efikase dhe këta pacientë kanë pasur patologji jashtëzakonisht të rëndë, por ia kanë dalë infeksionit me COVID për arsye se kanë qenë të vaksinuar. Lus qytetarët që të vaksinohen, posaçërisht të vaksinohen gjithsesi moshat e shtyra dhe pacientët me sëmundje të tjera shoqëruese, në mënyrë që të mos përfundojnë në Klinikën Infektive”, shprehet ai.
Infektologu Vishaj thotë se si Klinikën Infektive janë të gatshëm të përballen me ndonjë valë më të madhe të pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore, por që deklaron se janë duke u koordinuar edhe me Klinikat e tjera në mënyrë që t’iu dalin në ndihmë.
Sa i përket rasteve të fëmijëve të infektuar me COVID-19, Vishaj bëri të ditur se janë tre fëmijë të hospitalizuar në Klinikën e Pediatrisë.
“Me vendim të Komitetit për COVID-19 të QKUK-së është marrë vendim që fëmijët, moshat pediatrike të trajtohen në Pediatri, mesa kam informatë unë tash i kemi tre pacientë të hospitalizuar të moshës pediatrike. Kurse në Klinikën Infektive nuk trajtohen moshat pediatrike, të cilët janë të infektuar me COVID-19”, tha Vishaj.
Vishaj ka folur edhe për rastin e një djali 8-vjeçar nga Komuna e Deçanit që po trajtohet pas infektimit me ethet e minjve. Ai tha se pacienti është pranuar ditën e premte dhe se gjendja e tij është stabile.
“Është pranuar ditën e premte pasdite, është një pacient me ethe hemorragjike me sindrom veshkor, është diagnostikuar dhe është duke u trajtuar përmes protokolleve tona standarde. Në këtë fazë ku jemi, ethet hemorragjike qoftë me sindrom veshkor, qoftë edhe ato krime kongo mund të jenë të pranishme në popullatën tonë”, tha ai.
Ndryshe, varianti Delta është më ngjitës se varianti origjinal i coronavirusit. Ky variant i virusit fillimisht u identifikua në Indi në tetor të vitit të kaluar.
Simptomat më të zakonshme të variantit Delta janë rrjedhje hundësh, kollë e vazhdueshme, dhimbje e fytit, dhimbje koke dhe ethe. Sidoqoftë, tek individët plotësisht të vaksinuar simptomat janë më të lehta dhe zgjasin më pak. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Dauti Komerc: “Ujë Rugove” i plotëson kërkesat për siguri të ujërave mineral

E dha foshnjën për adoptim për 4 mijë euro, kallëzim penal ndaj kumanovares dhe katër personave tjerë

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës