Rritet numri i kurorëzimeve në rajonin e Dibrës

Në Dibër vazhdon rritja e lehtë e numrit të kurorëzimeve. Zyra rajonale e librit amë, përveç Dibrës, e mbulon edhe komunën Qendra - Zhupë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në këtë zyrë, gjithsej 278 kurorëzime janë regjistruar në vitin 2016, 15 më shumë se vitin paraprak. 27 nga këto kurorëzime janë bërë ndërmjet çifteve, ku njëri jeton në vendet evropiane ose SHBA.
Më shumë kurorëzime janë shënuar në muajt veror, kur në vendlindje kthehen mërgimtarët, periudhë kur edhe dasmat bëhen më së shumti./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
21/02/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































