LAJMI I FUNDIT:

Rritet numri i fatkeqësive në vendin e punës në Maqedoninë Veriut

Rritet numri i fatkeqësive në vendin e punës në Maqedoninë Veriut
Foto: Ilustrim

Në Maqedoninë e Veriut, nuk ka siguri në vendet e punës. Ligji për mbrojtje dhe siguri në punë edhe pas 12 viteve nuk e ka dhënë efektin e pritur. Numri i vdekjeve nga viti në vit shënon rritje. Duhet të ketë zgjidhje të re ligjore, të përmirësohet vetëdija dhe të mbahet dialog social, u tha në tribunën për “sigurinë dhe shëndetin në punë”.

“Maqedonia nuk është vend i sigurt për punë, edhe më tej është shtet ku vendi i punës është objekt i marrëveshjes dhe i kompromiseve aty ku nuk duhet të bëhen. Nëse vëreni, mesatarisht çdo javë një person humb jetën në vendin e punës dhe këtu nuk flas për personat e sëmurë në punë”, tha Milan Petkovski, kryetar i Shoqatës për mbrojtje në punë.

Sipas Organizatës së punëdhënësve, çdo miratim i zgjidhjes ligjore pa zbatimin e saj të vërtetë, nuk do të japë rezultat në këtë fushë.


“Është më se e qartë që për këto 12 vite ligji nuk i dha rezultatet e duhura sepse numri i të lënduarve dhe rasteve të vdekjes nuk është ulur. Ligji funksionon 12 vite sepse i njëjti u bë formalitet i rëndomtë i një procedure prej një ton letre, që tregon se punëdhënësi i ka përmbushur këto obligime ligjore kurse letra qëndron në sirtar””, theksoi Angell Dimitrov, kryetar i Organizatës së punëdhënësve.

Raporti i fundit i Shoqatës për mbrojtje në punë, tregon që në vitin 2018 kanë ndodhur 124 fatkeqësi, prej të cilave 33 fatale. Ndërtimtaria është profesioni më i pasigurt në vend ku janë shënuar më shumë lëndime në punë. Nuk ka statistika për vitin 2019 nëse numri i fatkeqësive është rritur./Alsat/

https://www.youtube.com/watch?v=MQVxoxtu6GE&feature=emb_title

Në trend Lajme

Më shumë
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Lajme
Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Politikë
Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori