LAJMI I FUNDIT:

Rritet misteri rreth udhëheqjes së Koresë së Veriut, pas deklaratës së fundit të motrës së Kim Jong-un

Rritet misteri rreth udhëheqjes  së Koresë së Veriut, pas deklaratës së fundit të motrës së Kim Jong-un

Motra e Kim Jong-un ka lëshuar një deklaratë fuqishme duke akuzuar dezertorët e Koresë së Veriut, gjë që ka nxitur spekulime se kush po drejton vendin.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Kim Yo-jong ka akuzuar Korenë e Jugut për vendimin e saj për të përdorur dezertorët për shpërndarjen e broshurave në kufijtë e vendit komunist.

Ajo i quajti dezertorët si “llum njerëzor” dhe në një tiradë dhe tha se ata nuk dinin asgjë për “çështjen bërthamore” të Koresë së Veriut.


Një deklaratë e saj vjen vetëm disa javë pasi thashethemet qarkulluan mbi shëndetin e Kim Jong-un pasi ai u zhduk nga syri i publikut, me disa duke sugjeruar se ai mund të kishte vdekur.

Si pasojë, kishte raportime se Koreja e Veriut po e përgatiste Kim Yo-jong për të marrë përsipër rolin e Drejtuesit Suprem të vendit.

Deklarata e Kim Yo-jong thoshte: “Më 31 maj, dëgjova një raport që të ashtuquajturit ‘dezertorë nga Veriu‘ shpërndanë qindra mijëra fletëpalosje anti-DPRK në zonat e anës sonë.

“Çfarë është me rëndësi është se ata njerëz të dobët nuk kanë vlerë, pasi kishin guximin të fajësonin udhëheqjen tonë supreme dhe të citonin ‘çështjen bërthamore’”.

“Pyes veten nëse bota e di se çfarë lloj janë ata budallenj”. Është kulmi i ironisë. Ata budallenj që janë pothuajse analfabetë kanë dashur të flasin për ‘çështje bërthamore’, megjithëse nuk dinë asnjë koncept për këtë”.

“Autoritetet e Koresë së Jugut duhet të jenë të vetëdijshëm për nenet e Deklaratës së Panmunjom dhe marrëveshjen në fushën ushtarake në të cilën të dy palët ranë dakord për të ndaluar veprimet armiqësore, përfshirë shpërndarjen e fletëpalosjeve në zonat përgjatë Linjës së Demarkacionit Ushtarak”.

Mesazhi i Kim Yo-jong vazhdoi: “Qartësisht, autoritetet e Koresë së Jugut do të detyrohen të paguajnë një çmim nëse e lënë këtë situatë të vazhdojë ndërsa bëni një lloj justifikimesh”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ushtria amerikane mund të vendoset në Ukrainë - por vetëm për t'i mbrojtur investimet e SHBA-së

Ushtria amerikane mund të vendoset në Ukrainë - por vetëm për t'i mbrojtur investimet e SHBA-së

Evropa
Kancelari gjerman tregohet i ashpër me zëvendëspresidentin amerikan

Kancelari gjerman tregohet i ashpër me zëvendëspresidentin amerikan

Evropa
Edhe Franca i reagon zëvendëspresidentit amerikan: Nuk mund të na impononi modelin tuaj të shprehjes

Edhe Franca i reagon zëvendëspresidentit amerikan: Nuk mund të na impononi modelin tuaj të shprehjes

Evropa
Publikohen pamjet e para të dëmeve që ka shkaktuar sulmi i rusëve me dron në Çernobil

Publikohen pamjet e para të dëmeve që ka shkaktuar sulmi i rusëve me dron në Çernobil

Evropa
Trump raportohet se u ka thënë evropianëve: Blini armë nga ne ose kujdesuni vetë për sigurinë tuaj

Trump raportohet se u ka thënë evropianëve: Blini armë nga ne ose kujdesuni vetë për sigurinë tuaj

Evropa

"SHBA me gjasë do të njoftojë tërheqjen masive të ushtarëve amerikanë nga Evropa", paralajmëron kreu i Konferencës së Sigurisë së Mynihut

Botë
Kalo në kategori