Konsumimi i produkteve “Made in Kosova’, thuhet të ketë shënuar rritje, krahasuar me vitet e mëhershme. Produktet vendore të cilat konsumohen më së shumti nga qytetarët janë uji dhe ato ushqimore.
Kompania “Frutex” nga Suhareka, është një nga kompanitë më të mëdha për prodhimin e pijeve joalkoolike dhe energjike në Kosovë.
Shaqir Palushi, pronari i kësaj kompanie, ka theksuar se rritja e konsumimit të produkteve vendore, ka ndihmuar në zhvillimin e afarizmit të tyre. “Të paktën në këto dy-tre vite të fundit ka filluar vetëdijesimi i të gjithëve për konsumimin e produkteve vendore. Ky vetëdijesim vërehet edhe tek prodhuesit të cilët kanë arritur të prodhojnë produkte cilësore, po ashtu vërehet një rritje e vetëdijesimit edhe tek institucionet e vendit për rëndësinë e përkrahjes së prodhuesve. Por, edhe qytetarët e kanë parë të nevojshme konsumimin e produkteve vendore, në mënyrë që të zhvillojnë prodhuesit vendor”, ka theksuar Palushi.
Ndërkohë, një anketë e publikuar javë më parë nga Klubi i prodhuesve në Kosovë, kishte vënë në pah se nga 1064 qytetarë të anketuar, 60 për qind e tyre kishin deklaruar se kanë rritur konsumimin e prodhimeve vendore në krahasim me vitin e kaluar.
Të anketuarit theksohet këtë anketë, kanë përshtypje të mirë për prodhimet vendore, por që shumica e tyre kanë sugjeruar që cilësia duhet të përmirësohet.
Kryetari i organizatës joqeveritare për mbrojtjen e konsumatorit, Selatin Kaçaniku, thekson se për të pasur produkte më cilësore vendore, institucionet e shtetit duhet të fuqizojnë prodhuesit vendor.
“Qytetarët e Kosovës janë jashtëzakonisht të interesuar të konsumojë prodhime vendor, por problemi për mos konsumimin e këtyre produkteve nuk qëndron tek qytetari, por tek institucionet e shtetit të cilat nuk arrijnë të fuqizojnë prodhuesit vendor dhe më pas të informojnë qytetarin për rëndësimin e konsumimit të produkteve vendore”, thekson Kaçaniku.
Ndërkohë, disa qytetarë të anketuar nga Radio Evropa e Lirë thonë se kanë filluar të konsumojnë produktet vendore. Artani, një qytetar nga Prishtina tregon se në familjen e tyre çdo gjë që konsumohet është vendore.
“Vetëm prodhimet vendore i konsumojmë, nuk i pëlqej produktet e huaja. Prodhuesve nga Kosova i duhet përkrahja jonë”, thotë ai.
Faton Hajdini, i cili punon në njërin nga restorantet në Prishtinë, tregon se në lokalin e tyre lëngjet dhe disa produkte të tjera janë vendore. “Ne jemi shumë të kënaqur që përdorim produktet tona. Cilësia e tyre në përgjithësi është e mirë, po ashtu edhe konsumatorët që vizitojnë lokalin tonë nuk kanë pasur ndonjë ankesë me atë që ne iu kemi shërbyer”, shprehet Hajdini.
Vesa Ibrahimi, një qytetare tjetër, mendon se duke konsumuar produktet vendore, do të mund të zhvillohet sektori i prodhimtarisë në Kosovë. “Mundohem që t’i përdori të gjithë produktet të cilat janë vendore. Disa janë të mira që i përdorim patjetër, por janë edhe disa të tjera të cilat nuk janë mjaft cilësore, por ne po i përdorim pasi që nëse i përdorim ne iu rrisim mundësinë që ata të përmirësohen dhe të rrisin cilësinë e produktit që e prodhojnë”, thotë ajo.
Sidoqoftë, Kosova vazhdon të ketë nivelin e lartë të importit të produkteve që vinë nga vendet e rajonit BE-së dhe më gjerë.
Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës kishin treguar se mbi 2.5 miliardë euro ishte vlera e importit të produkteve të huaja në Kosovë, gjatë vitit të kaluar, kurse eksporti i produkteve të Kosovës në vendet e rajonit dhe Evropës ka arritur në vlerën mbi 300 milionë euro. /Rel /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Zbritje për çdo shije në Argo Drinks

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës