LAJMI I FUNDIT:

Rritet konsumi në Shqipëri

Rritet konsumi në Shqipëri

Konsumi i popullatës në Shqipëri ka shfaqur shenja gjallërimi në vitin 2018, duke reflektuar efektet e rritjes së ndjeshme të numrit të turistëve që vizitojnë vendin.

Sipas të dhënave të INSTAT-it, në tremujorin e tretë të vitit 2018, konsumi i popullatës u rrit me gati 4%, që është niveli më i lartë që nga tremujori i dytë i vitit 2016.

Konkretisht duke iu referuar komponentëve kryesorë të PBB–së, për tremujorin e tretë të vitit 2018, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, vihet re se, “konsumi final i popullatës, i cili përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi u rrit me 3,86%”.


Ndërsa krahasuar me tremujorin paraardhës, “konsumi final i popullatës pësoi një rritje me 1,26%”.

Gjallërimi i aktivitetit të turizmit në vend sikurse dhe rritja e numrit të turistëve të huaj, pati ndikim pozitiv në këtë drejtim. Në 9-mujorin e 2018 të ardhurat nga turizmi llogariten në 1.47 miliardë euro, me rritje 12% krahasuar me vitin 2017.

Lidhur me numrin e turistëve të huaj në kanë vizituar vendin tonë, Instituti i Statistikave raportoi se në vitin 2018 kanë hyrë 5.926.803 duke u rritur me 15,8%, në krahasim me vitin 2017. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Instituti PREVENT publikon raportin

Instituti PREVENT publikon raportin "Nga dezinformimi serb tek faktet – Kosova dhe përballja me ekstremizmin e dhunshëm"

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Lajme
Kalo në kategori