Rezervat Federale Amerikane kanë filluar gradualisht të ashpërsojnë politikën monetare, që si trend pritet të ndiqet edhe nga Banka Qendrore Evropiane e që do të sjellë deri tek shtrenjtimi i kapitalit në tërë botën si dhe në Evropë.
Bankierët parashikojnë që në periudhën e ardhshme, gradualisht do të shtrenjtohen kamatat në Maqedoni. Pritet që shkallët e kamatës së pari të rriten në tregjet ndërkombëtare financiare, që më vonë si trend të pasqyrohen edhe në shtetet e rajonit, shkruan gazeta KOHA.
Aktualisht, vlera e kamatës në tërë botën janë në shkallën më të ulët historike. Tregu global financiar ka mjete tepricë likuide që detyron Bankën Qendrore Evropiane, por edhe Bankën Federale Amerikane, të punojnë në drejtim të zvogëlim të likuiditetit, e që nënkupton edhe rritje të kamatave. Maqedonia, si pjesë e ekonomisë evropiane dhe globale, gjithashtu nuk do të përjashtohet nga ky proces. Thënë ndryshe, Rezervat Federale Amerikane kanë filluar gradualisht të ashpërsojnë politikën monetare, që si trend pritet të ndiqet edhe nga Banka Qendrore Evropiane e që do të sjellë deri tek shtrenjtimi i kapitalit në tërë botën si dhe në Evropë. Bankierët thonë se një gjë e tillë do të shkojë në mënyrë koordinuar dhe pa tronditje më të madhe, ndërsa Maqedonia si ekonomi e vogël – nuk mund të ndikojë në trende të tilla globale që do të prekin edhe në punën e sistemit bankar në shtet.
“Në suaza afatgjate, kjo nuk nënkupton se një gjë e tillë do të ndodhë nesër, dhe nuk do të thotë se do të ketë ndryshime të shpejta. Megjithatë, parashikimet janë të tilla që duke filluar nga fundi i vitit 2018, do të kemi diçka të tillë që do të transmetohet edhe në Maqedoni” , thotë për KOHA, drejtori i Shparkase Maqedoni, Gligor Bishev. Sipas tij, se sa do të jetë rritja e kamatave është mjaft vështirë të thuhet, ndërsa ai që do të qëllonte përgjigjen e kësaj pyetjeje, do të ishte një nga investitorët më të pasur, duke marrë parasysh se sa komplekse dhe e vështirë është një pyetje e tillë. Nga sektori i biznesit konfirmojnë se në suaza botërore, normat e interesit apo kamatat ishin në nivele historikisht të ulëta, megjithatë kjo nuk vlente edhe për Maqedoninë, për shkak se vetëm firmat më të mira fitojnë kamata deri në 5 për qind, ndërsa ato më të dobëta edhe kamata deri 8 për qind.
“Një nga fajtorët kryesor për këtë gjendje është si qeverisja e kaluar, ashtu edhe kjo aktuale – për shkak se vazhdon të hyjë në borxh në tregun vendor që i sjell bankat në një situatë komode që të mos duhet patjetër të kreditojnë biznesin. Andaj edhe e pritshme është që bankat dëshirojnë të rriten kamatat për shkak se prej tyre realizojnë fitimet më të mëdha. Megjithatë, nuk pres që kamatat në Maqedoni të rriten, së paku jo deri vitin e ardhshëm”, thotë konsulenti i biznesit, Goran Rafajllovski.
Vlerësohet se disa faktorë ndikojnë në shkallët e kamatës duke filluar nga shkalla themelore e Bankës Popullore të Maqedonisë, lëvizja e shkallëve të kamatës në Eurozonë, konkurrenca në tregun vendor, efikasiteti i bankave, si dhe fakti se si bankat menaxhojnë me harxhimet e tyre. Shkalla referente themelore e Bankës Qendrore paraqet sinjal për bankat komerciale se si lëviz politika monetare në drejtim të liberalizimit apo shtrëngimit të saj. Analistët ekonomik thonë se politika monetare në tërë botën çdoherë është para vendimeve të vështira: kur gjërat shkojnë mirë, Bankat Qendrore rrisin normat e interesit për të parandaluar rritjen e inflacionit, si dhe për të shmangur një humbje të fuqisë blerëse të atyre që kanë të ardhura të ulëta. Por kur gjërat shkojnë keq, bankat qendrore kanë tendencë për të ulur normat e për ta bërë më pak të shtrenjtë koston e parasë, të kredisë për biznesin, kredisë për individët etj, me shpresën se ky likuiditet shtesë do të ndihmojë ekonominë të shërohet.
Në ndërkohë, KOHA raporton se Rezervat Federale Amerikane në muajin qershor miratuan vendimin për rritjen e shkallës themelore të dollarit për 0.25 për qind. Kjo paraqet rritjen e dytë të saj pas rritjes në muajin mars, përkundër rritjes prej vetëm një herë në vitin 2015 dhe 2016. Tani pritet që intervali i shkallës themelore të FED-it të jetë ndërmjet 1 dhe 1.25 për qind deri në fund të vitit.
Shkalla themelore e kamatës ka një rëndësi të madhe për shkak se paraqet kamatën, sipas të cilës, bankat huazojnë kapital në tregun bankar dhe në bazë të saj – më vonë ndërlidhen edhe marzhat dhe rreziqet e ndryshme që në fund i paguajnë shfrytëzuesit e kredive bankare. Nga ana tjetër, pritet që në vitin 2018, edhe Banka Evropiane Qendrore të fillojë të ndjekë Amerikën, që do të sjellë shtrenjtimin e kapitalit në shtetet ku qarkullon euro, por edhe në shtete e tjera evropiane që në mënyrë indirekte kanë lidhur ekonomitë e tyre nacionale me euron, si me eurozimin e ekonomive të tyre apo përdorimin e euros si valutë të dytë, duke përfshirë këtu edhe eksportin dërmues në shtetet e BE-së.
Nga ana tjetër, përkundër kamatave të ulëta që i imponoi Banka Popullore e Maqedonisë viteve të kaluara, trendi i uljes së kamatave të kredive aktualisht rrjedh në mënyrë të ngadalshme. Ulja e shkallës referente të kamatës së BPRM-së, që shërben si orientim për lëvizjen e kamatave të kredive, nuk ka sjellë përfitime më të mëdha për qytetarët dhe bizneset. Të dhënat e Bankës Popullore tregojnë se në muajin qershor të këtij viti, shkalla e përgjithshme e kamatave të kredive në denarë dhe deviza ishte 6 për qind, ndërsa e kursimeve së bashku në denarë dhe deviza ishte 1.6 për qind. Nga ana tjetër, shkallët e kamatave të kredive në denarë ishin 6.3 për qind, ndërsa të kursimeve në denarë ishin 2.2 për qind. Uljen e butë të kamatave të kredive në Maqedoni e tregon edhe krahasimi i nivelit të tyre në mesin e vitit 2017 dhe muajit mars të vitit 2015.
Në muajin mars të vitit 2015, shkalla e përgjithshme e kamatave të kredive në denarë dhe deviza ishte 7 për qind, ndërsa e kursimeve së bashku në denarë dhe deviza ishte 2.4 për qind. Nga ana tjetër, shkallët e kamatave të kredive në denarë ishin 7.3 për qind, ndërsa të kursimeve në denarë ishin 3.2 për qind.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shpend Ahmeti ka thënë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel me administratën e re amerikane nuk do të ndalet.
Bytyqi: Është e tmerrshme që borxhi publik të arrijë në 70.8 për qind, më i larti në histori
Osmani pret Hovenier, flasin për ndryshimet në administratën amerikane pas zgjedhjeve të fundit
"Një copë bukë, gjithmonë me buzëqeshje", mediumi italian shkruan për shqiptarin nga Malisheva që humbi jetën në aksident trafiku
Vrasja e trefishtë në Gllogjan, bashkëshortja e njërit të akuzuar: Më ka thënë se ka qenë në shtëpi
"Kurti nuk do të jetë më kryeministër”, Haradinaj: Qeverinë ta udhëheqim me rotacion, nga një vit AAK, PDK dhe LDK
Aksident trafiku te “Kroni i Mbretit”
Gjenerali amerikan: Serbia duhet ta pranojë të ardhmen pa Kosovën
Zëvendësministri i reagon Bajramit: Doracakët për edukimin seksual u miratuan kur ti ishe ministre e Arsimit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Drenusha zbulon testin e ADN-së që e ka bërë në SHBA, habit me rezultatet
Arne Slot befason të gjithë me përforcimin e fundit te LIverpooli
Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i Policisë japin detaje
Mike Tyson bëri kërkesë të pazakontë për rregulloren në luftën ndaj Jake Paul
Gjigantët brazilian kanë konfirmuar interesimin për Sergio Ramos – ndërsa raportimet për Real Madridin vazhdojnë