LAJMI I FUNDIT:

Rriten dramatikisht çmimet e ushqimeve në Gaza, një kilogram sheqer kushton rreth 37 euro

Rriten dramatikisht çmimet e ushqimeve në Gaza, një kilogram sheqer kushton rreth 37 euro

Ndalimi i ndihmave humanitare në Gaza po shkakton mungesë të ushqimeve dhe rritje të çmimeve të produkteve në të gjithë enklavën.

Palestinezët tregojnë se si një kilogram sheqer që kushtonte më parë 1 dollarë tani është 40 dollarë (37 euro), ndërsa janë rritur edhe çmimet e artikujve të tillë si vajit, domateve, portokallit.

Shumica e popullsisë së Gazës i humbi burimet e të ardhurave pasi lufta mes Izraelit dhe Hamasit filloi vitin e kaluar, shkruan skynews.


OKB thotë se ekziston një rrezik i lartë i urisë në të gjithë enklavën, ku një në pesë njerëz po përballet me urinë.

SHBA kryesonte listën e vendeve që i bëjnë thirrje Izraelit të rrisë fluksin e ndihmave humanitare që hyjnë në Gaza.

Organi ushtarak izraelit përgjegjës për menaxhimin e kalimeve në Gaza, Cogat, tha se vetëm 5840 ton ushqim kaluan në Gaza në 12 ditët e para të muajit tetor, krahasuar me një total prej 75,898 tonësh në muajin shtator. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Ligjvënësit demokratë e quajnë të paligjshme mbylljen e USAID-it, futen në zyrat e selisë në Uashington

Ligjvënësit demokratë e quajnë të paligjshme mbylljen e USAID-it, futen në zyrat e selisë në Uashington

Amerika
Bill Gates thotë se Elon Musk ka qenë ‘i keq’ me të – por ende dëshiron të punojnë së bashku

Bill Gates thotë se Elon Musk ka qenë ‘i keq’ me të – por ende dëshiron të punojnë së bashku

Amerika
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Amerika

"Gjithçka e mbuluar me gjak dhe kocka" - thirrja e përgjuar zbulon humbje të rënda ruse në rajonin e Kharkivit

Evropa
Trump konfirmon 'pauzë të menjëhershme' të tarifave për mallrat meksikane

Trump konfirmon 'pauzë të menjëhershme' të tarifave për mallrat meksikane

Amerika
Kalo në kategori