LAJMI I FUNDIT:

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni
Foto: Arkiv

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, solli vendim, me të cilin kryhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,95 % në raport me vendimin e datës 22.02.2021.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95, të EURODIZELIT (D-E V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) rriten për 1,00 denar/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-98 rritet për 1,50 denarë/litër, në raport me çmimet e shitjes me pakicë të përcaktuara me vendimin e përcaktimit të çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të transportit nga data
22.02.2021 .

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,637 den/kg dhe do të jetë 35,396 den/kg.


„Vendimi i KRRE-së pason pas trendit të rritjes së çmimeve të naftës në bursat botërore nga java e kaluar, të cilat arritën nivelin më të lartë që nga fillimi i pandemisë dhe kjo si pasojë e rënies së shpejtuar të rezervave botërore, rritjes së kërkesës së naftës, si dhe optimizmit të rritur për përfundimin e pandemisë përmes imunizimit. Një ndër indikatorët
kyçë se si do të lëvizë çmimi i derivateve të naftës në periudhën e ardhshme do të jetë edhe rezultati nga mbledhja e Aleancës së OPEK +, në të cilën vendet udhëheqëse janë Arabia Saudite dhe Rusia, të cilat duhet të takohen në javën që vjen, për të marrë vendim se si do të vazhdohet me uljen e prodhimit nga muaji prill, që është në kundërshtim me rekomandimet e aleancës," deklaroi Marko Bislimoski, kryetari i Komisionit Rregullator të Energjetikës dhe të Shërbimeve të Ujit.

Nga data 2.3.2021, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë për motorë EUROSUPER BS95 – 65,50 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS98 – 67,50 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) – 56,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 45,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 35,396 (denarë/kilogram)

Në periudhën e kaluar shtatëditore të gjitha çmimet referente në bursat botërore, mesatarisht shënojnë rritje edhe atë: te benzina për 4,364 % , te nafta për 2,798 %, te vaji ekstra i lehtë për 3,039 % dhe te mazuti për 3,013%./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori